Bota

Vjosa Osmani takohet në Zvicër me përfaqësuesin e Partisë së Gjelbër: Miqtë e mirë mbahen gjithmonë pranë

3 Mars 2021, 09:59 Nga DOSJA
Vjosa Osmani takohet në Zvicër me përfaqësuesin e

ZVICËR-Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme po zhvillon një vizitë në Zvicër.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka treguar se është takuar me Ueli Leuenberger nga Partia e Gjelbër, ku ka thënë se e ka falënderuar për mbështetjen që ju ka dhënë shqiptarëve në kohë të vështira. Po ashtu ajo ka shkruar se ka rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin midis tyre.

“Miqtë e mirë mbahen gjithmonë pranë. Ueli Leuenberger, nga Partia e Gjelbër në Zvicër, i doli në ndihmë mërgatës sonë në Zvicër me nismën e tij për integrimin e tyre në shoqërinë zvicerane, me ç’rast themeloi Universtetin Popullor Shqiptar. z. Leuenberger u angazhua kaq shumë për të ndihmuar shqiptarët kur pak njerëz besonin në potencialin tonë, e vazhdon të besojë fuqishëm se mundësitë më të mira dhe sukseset më të mëdha i kemi përpara. Në këtë frymë edhe u dakorduam të kultivojmë tutje bashkëpunimin tonë e unë kisha kënaqësinë që ta falenderojë atë në emër të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e pakyrsyer që u dha shqiptarëve në kohët më të vështira,”-ka shkruar Vjosa Osmani. 

Postimi i plotë:

Lajmi kryesor:Vjosa Osmani zhvillon sot vizitën e parë zyrtare jashtë vendit që pas zgjedhjeve, shkon në Zvicër

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ueli leuenberger vjosa osmani vjosa osmani ne zvicer ueli leuenberger vjosa osmani vjosa osmani ne zvicer

Sondazh

Poll