Bota

Këngëtarja Dolly Parton merr dozë e parë të vaksinës Moderna duke kënduar këngën e saj të famshme ‘Jolene’

3 Mars 2021, 09:46 Nga DOSJA
Këngëtarja Dolly Parton merr dozë e parë të

SHBA- Yllit i muzikës country, Dolly Parton ka marrë dozën e parë të e vaksinës Covid-19, dhe u bëri thirrje të tjerëve të ndjekin shembullin e saj.

Parton, 75 vjeç, këndoi një version të adaptuar të Jolene para se të merrte vaksinën në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt në Nashville, Tenesi të martën.

“Vaksina, vaksina, vaksina, vaksina, po ju lutem, ju lutem mos hezitoni”,– këndoi Parton në një video.

Sipas BBC, asaj iu injektua një vaksinë e zhvilluar nga Moderna. Parton dha ndihmën e saj në financimin e vaksinës Moderna pasi i dhuroi 1 milion dollarë Qendrës Mjekësore të Universitetit Vanderbilt. Një pjesë e parave të këngëtares shkuan për financimin e një prove të hershme të vaksinës Moderna. Në prova, vaksina Moderna u zbulua se ofron gati 95% mbrojtje kundër Covid-19.

Muzikantja fituese e Grammy tha se ajo kishte qenë duke pritur rradhën e saj për vaksinimin.

“Unë jam aq e vjetër dhe jam aq e zgjuar sa ta marr”,- u tha këngëtarja fansave në një video të postuar nga universiteti.

Tani që furnizimi me vaksina është rritur, të paktën në SHBA ,Parton tha se donte ti inkurajonte të gjithë për ta bërë atë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dolly parton vaksinimi ne shba dolly parton vaksinimi ne shba

Sondazh

Poll