Sport

“Ditë e paharrueshme”! Legjenda Pele, pas vaksinimit, apelon për të vazhduar betejën anti-Covid-19

3 Mars 2021, 06:19 Nga DOSJA

BRAZIL – Legjenda e futbollit botëror, braziliani Pele, i cili e ka kaluar kufirin e moshës 80-vjeçare, mësohet se e ka bërë vaksinën anti-Covid-19. Lajmin e bën të ditur vetë “mbreti” i futbollit, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram.

“Sot është një ditë e paharrueshme, kam marrë vaksinën. Pandemia nuk ka mbaruar akoma. Ne duhet të mbajmë disiplinë për të ruajtur jetën, derisa shumë njerëz të kenë marrë vaksinën.

Ju lutem vazhdoni të lani duart dhe të qëndroni në shtëpi nëse është e mundur. Kur të dilni jashtë mos harroni maskën tuaj dhe ruani distancën sociale. Kjo do të kalojë nëse mendojmë për të tjerët dhe ndihmojmë njëri-tjetrin”.

Kështu shkruan legjenda e futbollit Pele, i cili nuk harron të apelojë për të larë duart, mbajtur maskën dhe ruajtur distancimin fizik, si masa të domosdoshme për të fituar luftën me virusin Covid-19, në këtë kohë pandemie.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anti-covid-19 legjenda e futbollit boteror pele vaksina anti-covid-19 legjenda e futbollit boteror pele vaksina

Sondazh

Poll

Sport 2 Mars 2021, 21:47

ITALI-“Amadeus, është një nder për mua që jam këtu, por është gjithashtu një nder për ju që më keni këtu”, me këtë fjali Zlatan Ibrahimovic u paraqi...