Sport

Ndreu: “E them me zë të lartë, në Korçë shkojmë për të luftuar dhe marrë maksimumin”

2 Mars 2021, 17:08 Nga DOSJA
Ndreu: “E them me zë të lartë, në Korçë

KRUJE – Nesër skuadra e Kastrioti, në orën 13:00 do të përballet në Korçë me Skënderbeun, në një ndeshje, ku rezultati do të përcaktojë jo pak ecurinë e të dyja skuadrave. Krutanët, tri ndeshje pa fituar, ndaj kërkojnë të sigurojnë “mesin e artë”. Trajneri Ramazan Ndreu, në prag të këtij takimi, është shprehur për mediat se ndaj Skënderbeut do të kërkojë maksimumin, pavarësisht mungesave në organikë.

Synimi për ndeshjes? “Do japim maksimumin, do shkojmë në Korçë për të dhënë më të mirën, për të siguruar pikët që janë jashtëzakonisht të rëndësishme, sepse kampionati është shumë i fortë dhe çdo ndeshje që kalon ashpërsohet më shumë. Prandaj, me shumë zë të lartë them, se do të shkojmë në Korçë për të luftuar dhe për të marrë maksimumin”.

Tri ndeshje pa gola? “Mundohemi që lojën ta shpërndajmë në anësore me Rezin dhe Bardhin, sepse të kërkosh nga një lojtar që kemi ne (Devid), shumë i mirë, duhet ta masësh me sa topa anësorët i kanë dhënë. Por, nuk e kanë pasur akoma atë formën anësorët se vijnë pas dëmtimeve, kështu shpresoj në të ardhmen. Se dihet loja është me krahët që në pjesën e parë të kampionatit na ka dhënë rezultat”.

Mungesat? “Ka shumë trajnerë që justifikohen për mugesa. Nëse ka skuadër që ka mungesa jemi ne. Në këto moment kemi Hysenin që është larguar në janar, Henri që pas janarit nuk luajtur asnjë ndeshje, përveç pak minutave me Tiranën, kemi Bojom i dëmtuar, kemi edhe Plakun që është larguar. Nëse themi për dëmtime dhe mungesa, ne kemi pasur më shumë se skuadrat e tjera”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kastrioti sfida ndaj skenderbeut skuadra krutane trajneri ramazan ndreu kastrioti sfida ndaj skenderbeut skuadra krutane trajneri ramazan ndreu

Sondazh

Poll