Sport

Zyrtare / Një “ish”, Olsi Uku është trajneri i ri i Dinamos

2 Mars 2021, 17:55 Nga DOSJA

TIRANE – Pas largimit të trajnerëve italianë Moriero-Mikoli, klubi kryeqytetas i Dinamos, ka prezantuar trajnerin e tij të ri Olsi Uku. Ky i fundit, rikthehet në “shtëpi”, si një “ish”, para se klubi blu të kalonte në administrimin e italianëve. Pas Kamaratës dhe Morieros, trajneri Uku do të jetë i treti që ulet në pankinën e Dinamos gjatë këtij sezoni.

“Tekniku 31-vjeçar rikthehet në pankinën Blu, pas një eksperience të shkurtër si zv.trajner në ekipin e Tiranës. Uku është një njohje e vjetër e ekipit pasi ka qenë në rolin e zv.trajnerit edhe gjatë sezonit të kaluar si dhe trajner i ekipit të 21-vjeçarëve.

Trajneri i ri ka mbështetjen e plotë të presidentit Pontrelli dhe stafit blu, ndërsa shihet si zgjedhja më optimale, falë edhe njohjes së skuadrës nga afër. MirësevjenOlsi,”- shkruhet në njuoftimin zyrtar që ka bërë klubi Dinamos në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Nesër, në orën 13:30, në kompleksin “International”, skuadra e Dinamos do të ndeshjet me Veleçikun, në kuadër të javës së 12-të të kampionatit të kategorisë së Parë. Aktualisht, në grupin A, renditjen e kryeson Burreli me 2 pikë më tepër se matjanët.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport olsi uku trajneri i rfi i dinamos olsi uku trajneri i rfi i dinamos

Sondazh

Poll