Sport

BcPartners konfirmon interesimin për aksionet e Interit, menaxheri i fondit londinez shprehet: Jemi të interesuar, por nuk mun

2 Mars 2021, 19:55 Nga DOSJA
BcPartners konfirmon interesimin për aksionet e Interit, menaxheri i fondit

ITALI-Janë ditë vendimtare për të ardhmen e Interit, thelbësore për të kuptuar nëse Suning do të mbetet në komandë duke gjetur një partner të pakicës ose nëse familja Zhang do të heqë dorë nga kontrolli i klubit. Midis shumë zërave ka edhe atë të interesit të një fondi të Katarit, por është e vetëkuptueshme që diskutimet më të avancuara janë ato me BcPartners, fondi i Londrës që tashmë ka kryer dhe përmbyllur kujdesin e duhur për pasqyrat financiare të zikaltërve.

Ndërkohë sot për këtë çështje ka folur edhe menaxheri i BC Partners, greku Nikos Stathopoulos, i cili pranoi se fondi britanik dëshiron të investojë në futboll, por nuk preferoi të komentojë rreth negociatave për blerjen e Interit. “Interi? Padyshim që nuk mund të komentoj për marrëveshjet që nuk janë bërë,por sigurisht që jemi të interesuar të investojmë në sport, qofshin liga apo aksione klubesh. Dhe klubi ku dëshirojmë të investojmë, duhet të ketë mundësi të mëdha për të garuar në nivele të larta”, deklaroi Stathopoulos.

Përveç problemeve të likuiditetit që rezultojnë nga kriza pandemike, Suning është ndaluar nga qeveria kineze për investime të huaja në fushën e sporteve . Pronarët kinezë kanë treguar seriozitet të madh ndaj Interit dhe tifozëve, ka garantuar menaxhimin e projektit deri në fund të vitit, pa fshehur nevojën për të kërkuar aksionerë të rinj të mundshëm që marrin shumicën ose pakicën. Fondi BC Partners është sigurisht më i interesuari dhe fjalët e Stathopulosit sot, nëse ka pasur ndonjëherë nevojë, janë një konfirmim i qartë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter suning inter suning

Sondazh

Poll