Sport

VIDEO/ Gol që vlen finalen e Kupës së Holandës, Armando Broja po bëhet i rëndësishëm për Vitessen

2 Mars 2021, 22:07 Nga DOSJA
VIDEO/ Gol që vlen finalen e Kupës së Holandës, Armando

HOLANDË-Armando Broja po kthehet në futbollistin më të rëndësishëm për skuadrën e Vitesses. Futbollisti që luan në Holandë, por kartonin e zotëron Chelsea, ka shënuar në gjysmëfinalen e Kupës së Holandës. Ekipi ku aktivizohet sulmuesi shqiptar, ka fituar me shifrat 2-0 ndaj Venlos.

Goli i parë i takimit do të vinte në minutën e 75 teksa sulmuesi shqiptar tregon edhe njëherë gjithë klasin e tij. Me këmbë arrin që të shënojë në çdo pozicion, duke goditur saktësisht me të majtën dhe të djathtën.

Tanane do të dyfishonte shifrat në të 82 dhe pas kësaj fitore, Viteshe ka kaluar në finalen e Kupës së Holandës, atje ku pret që të njoh rivalin e çiftit gjysmëfinalist Herenven-Ajaks.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport broja vitesse broja vitesse

Sondazh

Poll

Sport 2 Mars 2021, 21:47

ITALI-“Amadeus, është një nder për mua që jam këtu, por është gjithashtu një nder për ju që më keni këtu”, me këtë fjali Zlatan Ibrahimovic u paraqi...