Sport

VIDEO/ Spezia duron 60 minuta e më pas bie, Juventus tris skuadrës së Ismajlit

2 Mars 2021, 21:54 Nga DOSJA
VIDEO/ Spezia duron 60 minuta e më pas bie, Juventus tris skuadrës

ITALI-Juventus vuan por fiton ndaj Spezia-s. Në javën e 25-të të Serie A, bardhezinjtë fitojnë me shifrat 3-0. Një pjesë e parë që përfundoi me rrjeta të paprekura,ndërsa në të dytën, pikërisht në minutën e 60-të, Pirlo hodhi në fushë Moratën, i cili u përgjigj mjaft mirë, pasi vetëm dy minuta më vonë shënoi golin e avantazhit, pas një asisti të Bernardeschit, i cili gjithashtu sapo ishte aktivizuar.

Goli çliroi bardhezinjtë, që krijuan disa raste të tjera dhe mbyllën llogaritë me Chiesën në minutën e 71-të, pasi talenti italian përfitoi nga një top i mbetur para portës, pas grushtimit të portierit Provedel dhe e shtyu në rrjetë.

Spezia provoi të rihapë ndeshjen, por pa rezultat, teksa një minutë para fundit të kohës së rregullt gjeti golin edhe Cristiano Ronaldo. Në minutat shtesë Spezia fitoi një penallti, por Szczesny priti gjuajtjen e Galabinov dhe ruajti portën të paprekur, duke vulosur suksesin 3-0 të bardhezinjve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus ronaldo spezia juventus ronaldo spezia

Sondazh

Poll

Sport 2 Mars 2021, 21:47

ITALI-“Amadeus, është një nder për mua që jam këtu, por është gjithashtu një nder për ju që më keni këtu”, me këtë fjali Zlatan Ibrahimovic u paraqi...