Sport

Haaland dhe Mbappe në Spanjë? Presidenti i La Liga-s jep lajmin e keq për klubet spanjolle: Një nga çështjet është…

2 Mars 2021, 20:07 Nga DOSJA
Haaland dhe Mbappe në Spanjë? Presidenti i La Liga-s jep lajmin e keq

SPANJË-Javier Tebas, presidenti i La Ligas, ka dhënë opinionin e tij për mundësinë e transferimit në Spanjë të Kylian Mbappes dhe Erling Haaland, dyshes që këtë sezon po mrekullon Europën. Një nga çështjet sipas tij, që nuk mund të realizohet është financiare dhe disa skuadra nuk do të mund të nënshkruajnë me këta lojtarë.

“Do të ishte e vështirë që Haaland ose Mbappe të vinin në Spanjë. Vetëm një skuadër mund të nënshkruajë me Mbappen dhe vetëm një ose dy mund të nënshkruajnë me Haaland. Mbappe ka edhe një vit me PSG, Real Madrid do të duhet të presë”, nënvizoi ai.

Tebas u pyet gjithashtu për aftësinë konkurruese të ekipeve spanjolle në Evropë të cilat kohëve të fundit kanë pësuar rënie. Ai shtoi se analiza nuk duhet të bëhet vetëm pas tri ndeshjeve, pasi sipas tij futbolli spanjoll po qëndron në nivele të larta.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport haaland mbappe tebas haaland mbappe tebas

Sondazh

Poll