Sport

Egjipt-Liverpool përplasen për Salah, futbollisti grumbullohet në Lojrat Olimpike, klubi anglez ngre supet

2 Mars 2021, 20:59 Nga DOSJA
Egjipt-Liverpool përplasen për Salah, futbollisti grumbullohet në

ANGLI-Ka pak dyshime që Mohamed Salah është një nga futbollistët më të famshëm në botë. Që kur iu bashkua Liverpoolit, futbollisti ka fituar shumë trofe. Në Egjipt, Salah është pothuajse … një perëndi. Edhe pse gjatë viteve të fundit ka pasur disa probleme me federatën, por kur bëhet fjalë për të veshur fanellën e kombëtares, numri 11 nuk dëshiron t’i shmanget nderit.Kjo është arsyeja pse nuk është shumë për t’u habitur që emri i tij kryeson listën e futbollistëve për Lojrat Olimpike që do të zhvillohet në Tokio.

Trajneri i përfaqësueses Shawky Gharib, e ka grumbulluar yllin e Liverpool së bashku me portierin Mohamed El-Shinnawi. Sigurisht kjo do të bënte që Salah të humbte fillimin e sezonit me Liverpool, duke përfshirë edhe fazën përgatitore. Lojrat Olimpike do të zhvillohen midis 23 korrikut dhe 8 gushtit, një periudhë e cila zakonisht përkon me fillimin e Premier League.

Përfshirja e sulmuesit në listë pa u përmendur së paku në klub nuk u mirëprit nga krerët më të lartë të klubit anglez. siç shpjegon Daily Mail. FIFA ka shpjeguar vitin e kaluar se klubet nuk kanë asnjë detyrim të lirojnë lojtarët e tyre edhe nëse ata thirren për Lojërat Olimpike.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport liverpool salah liverpool salah

Sondazh

Poll