Sport

“Ne i bëjmë llogaritë me veten, do nisim me rinovimet për vazhdimësinë”

2 Mars 2021, 17:32 Nga DOSJA
“Ne i bëjmë llogaritë me veten, do nisim me rinovimet

TIRANE – Në kuadër të javës së 22-të, të kuqtë e Partizanit, nesër, në orën 13:00, do të ndeshen në “Loni Papuçiu” me skuadrën fierake të Apolonisë. Në konferencë për shtyp, trajneri Ilir Daja ka vënë theksin se të kuqtë do të nisin nga puna për rinovimet me futbollistët, pasi kërkojnë të kenë vazhdimësi edhe për sezonin tjetër.

Situata në kampin e kuq? “Barazuam me Laçin në ndeshjen e fundit, që është një prej pretendentëve. Ne jemi me të njëjtin kontingjent, përveç janarit, sepse afrimet e janarit nuk na kanë ndihmuar shumë, por nuk kanë qenë pjesë e rëndësishme e grupit. Kemi luajtur mirë dhe na jep garanci për të ardhmen. Mendojmë se jemi në gjendje të mirë, por nuk ka ndeshje të lehta. Atmosfera është e mirë, përveç lojtarëve të dëmtuar, që nuk do jenë pjesë e jona. Jemi mirë edhe psikologjikisht”.

Kundërshtari? “Në fillim të këtij viti kemi barazuar në Elbasan. E vështirë do të jetë të mos e vlerësojmë Apoloninë, ashtu si çdo kundërshtar tjetër në Superiore, sepse në fund çdo ndeshje vlen 3 pikë”.

Forca e Partizanit? “Jemi ekipi që kemi shënuar më shumë gola deri tani. Duhet të jemi më cinikë përpara portës, por e rëndësishme është të krijojmë raste sepse goli do të vijë më pas. Kemi situatë me bonus psikologjik sepse i bëjmë llogaritë me veten, jo me të tjerët. Kemi mbajtur vendin e dytë për kohë të gjatë dhe kemi më shumë pikë dhe lojë më të mire”.

Rinovimet e kontratave? “Përveç rinovimeve do e përmirësojmë grupin në pikat e dobëta. Kemi kohën e duhur. Duhet të nisë puna deri tani sepse janë lojtarë të rëndësishëm dhe duam t’i kemi në vazhdimësi. Kemi nisur punën dhe para derbit, drejtori dhe stafi, do ulemi për të bërë të mundur rinovimet për vazhdimësinë”.

Formacioni? “Asnjë i dëmtuar nuk rikuperohet për Apoloninë. Ata po stërviten të veçuar dhe këtë javë do jenë jashtë. Mëllugja dhe Domingues po marrin formën e duhur për rolin në fushë dhe gjendjen fizike dhe duke parë ecurinë e lojës, mund të jenë në fushë ndaj Apolonisë. Vllaznia humbi në ndeshjen e fundit dhe ne nuk fituam, kështu që është më e rëndësishme të përqendrohemi te ndeshjet tona”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ilir daja sfida ndaj apolonise te kuqte e kryeqytetit trajneri i partizanit ilir daja sfida ndaj apolonise te kuqte e kryeqytetit trajneri i partizanit

Sondazh

Poll