Sport

27 Shkurt 2021, 11:45 Nga DOSJA

SPANJË-Ish presidenti i Barcelonës dhe njëkohësisht kandidati kryesor për të rimarrë drejtimin e katalanëve në zgjedhjet e marsit, Joan Laporta u ndal të flasë sërish për të ardhmen e yllit argjentinas Lionel Messi.

Laporta deklaroi se do të bëjë gjithçka për të bindur Messin të qëndrojë te Barcelona deri në fund të karrierës, duke shtuar edhe se e di mirë çfarë oferte duhet t’i bëjë argjentinasit. Manchester City është pretendenti kryesor për të marrë shërbimet e argjentinasit, por Bartomeu e ka një ide si të mbajë në Barcelonë yllin e tij.

 

Laporta: “I’m going to make you an offer you can’t refuse”

Don Joan Laporta Estruch ?
pic.twitter.com/AOM9Wu6RcN

— Messi Worldwide (@Messi_Worldwide) February 26, 2021

Në një video të publikuar në ambientet e klubit, Laporta u gjend para një fanelle të Messit dhe u pyet se çfarë do t’i thoshte atij nëse do ta kishte këtë moment përballë.Laporta menjëherë u përgjigj: “Do të të bëjë një ofertë të cilën s’mund ta refuzosh”, ndërsa në fund e puthi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona laporta messi barcelona laporta messi

Sondazh

Poll

Sport 27 Shkurt 2021, 08:40

Në Turqi, Lorik Cana nuk është harruar…

TURQI – Lorik Cana është një ish-futbollist profesionist. Në vitin 1997, ai nisi karrierën te skuadra lokale, Dardania Lausanne, një klub futbolli amator,...