Sport

Më shumë se 6.500 punëtorë kanë humbur jetën në stadiumet e Katarit, klubet norvegjeze thirrje Kombëtares: Bojkotoni Bot

26 Shkurt 2021, 21:29 Nga DOSJA
Më shumë se 6.500 punëtorë kanë humbur jetën

KATAR-Më shumë se 6,500 punëtorë kanë humbur jetën në 11 vjet, një mesatare prej 12 në javë – gjatë ndërtimit të stadiumeve të Kupës së Botës 2022 në Katar. Bëhet fjalë për një mesatare prej 12 vdekjesh në javë dhe ky fakt është denoncuar nga një hetim i The Guardian, i cili zbuloi kasapanën së bashku me fondacionin Humanity United.

Burimet janë qeveritare. Tre klubet norvegjeze, Tromso II, Viking dhe Stromsgodset IF së bashku me Shoqatën Norvegjeze të Futbollit i kanë bërë thirrje përfaqësueses së tyre të bojkotojnë Botërorin në rast se arrijnë të kualifikohen. Gjithçka lidhet me vdekjen e shumë punëtorëve duke e quajtur si “skllavëri moderne” dhe punëtorët nuk mund të jenë më të rëndësishëm se një lojë futbolli.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport norvegjia qatar 2022 norvegjia qatar 2022

Sondazh

Poll

Sport 26 Shkurt 2021, 17:09

Stadiumi “Air Albania” me risi teknologjike

TIRANE – Punimet për rikthimin e fushës së stadiumit “Air Albania” po vijojnë intensivisht gjatë muajve të fundit, ndërkohë që së fundmi kemi hyrë në një ...