Sport

Pas aksidentit me makinë, Tiger Woods “do të ecë përsëri pas tre muajsh”…

27 Shkurt 2021, 10:35 Nga DOSJA

SHBA – Golfisti legjendar, 45 vjeç, tani po trajtohet në qendrën mjekësore “Cedars-Sinai” në Los Anxhelos, një klinikë e njohur traumash për rehabilitimin e sportistëve. Ekipi mjekësor i Woods, në spitalin e tij të mëparshëm në Harbur, ishte dakort me këtë lëvizje.

Shefi dr. Anish Mahajan tha: “Tiger Woods u transferua në qendrën mjekësore “Cedars Sinai” për vazhdimin e shërimit ortopedik. Për stafin tonë, ishte një nder që i ofruar kujdes një prej atletëve më të mëdhenj të brezit tonë.”

Woods pësoi dëmtime të mëdha në këmbën e tij të djathtë gjatë aksidentit, duke përfshirë dy fraktura të hapura dhe kyçin e këmbës të copëtuar – të vendosur së bashku me një shufër metalike, kunjat dhe vida.

Bill Malon, një ish-lojtar golfi dhe ortoped në spitalin në fjalë, tha se do të kalonin tre muaj para se ylli do të mund të peshonte në këmbën e djathtë të dëmtuar. “Me fraktura të këtij lloji në ekstremitetet e poshtme, duhen rreth tre muaj për t’u shëruar mjaftueshëm për të mbajtur plotësisht peshë e trupit,”– deklaroi ai.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aksidenti me makine golfisti tiger woods aksidenti me makine golfisti tiger woods

Sondazh

Poll

Sport 27 Shkurt 2021, 08:40

Në Turqi, Lorik Cana nuk është harruar…

TURQI – Lorik Cana është një ish-futbollist profesionist. Në vitin 1997, ai nisi karrierën te skuadra lokale, Dardania Lausanne, një klub futbolli amator,...