Sport

Covid-19: Formula 1 humbi 320 milionë euro gjatë vitit 2020

27 Shkurt 2021, 11:07 Nga DOSJA
Covid-19: Formula 1 humbi 320 milionë euro gjatë vitit 2020

SHBA – Liberty Media, kompania amerikane që zotëron të drejtat e Formula 1, që nga viti 2017 (i bleu ato për 8,000 milionë) ka njoftuar, se vitin e kaluar humbjet ekonomike për shkak të pandemisë ishin 380 milionë dollarë (rreth 320 milion euro).

Megjithëse gjatë kampionatit botëror të shkuar u zhvilluan 17 gara, pagesat nga skuadrat u zvogëlua me 250 milionë, ulje pësuan edhe tarifat për organizimin e garës, që krijuan deficitin financiar në bilancin e vitit 2020.

“Të ardhurat nga promovimi i garës ranë, pasi tifozët u ndaluan të merrnin pjesë në të gjitha garat, përveçse në tre prej tyre, duke bërë që të ndryshohen një herë në kushtet e kontratës për garat e planifikuara që mbetën në calendar për 2020,”– shpjegon Liberty.

Televizionet gjithashtu paguan më pak, pavarësisht nga fakti, se me 15 gara teknikisht të sigurta, çmimi mbeti i njëjtë. Gjithashtu edhe të ardhurat e sponsorëve shteruan, veçanërisht në garat, ku një sponsor ishte i rëndësishëm për emrin dhe mikpritjen.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport covid-19 formula 1 koronavirusi pandemia covid-19 formula 1 koronavirusi pandemia

Sondazh

Poll

Sport 27 Shkurt 2021, 08:40

Në Turqi, Lorik Cana nuk është harruar…

TURQI – Lorik Cana është një ish-futbollist profesionist. Në vitin 1997, ai nisi karrierën te skuadra lokale, Dardania Lausanne, një klub futbolli amator,...