Sport

Në Turqi, Lorik Cana nuk është harruar…

27 Shkurt 2021, 08:40 Nga DOSJA
Në Turqi, Lorik Cana nuk është harruar…

TURQI – Lorik Cana është një ish-futbollist profesionist. Në vitin 1997, ai nisi karrierën te skuadra lokale, Dardania Lausanne, një klub futbolli amator, i menaxhuar nga babai i tij dhe komuniteti shqiptar në Lozanë.

Cana luajti në këtë skuadër deri në vitin 2000, kur më pas mori vëmendjen e Paris Saint-Germain. Falë paraqitjeve të mira, klubi francez i ofroi kontratë, aty ku ai luajti për një vit, shkruan gazeta turke “Fanatik”.

Futbollisti shqiptar u ftua për provë tek Arsenali, kur ishte vetëm 16-vjeçar, por ai nuk mundi të merrte pjesë, sepse i ishte refuzuar viza britanike. Kapiteni legjendar i Shqipërisë vazhdoi qëndrimin në Francë, ku nënshkroi më pas me Marseillen, aty ku edhe u bë kapiten në vitin 2004.

Kush është Lorik Cana dhe nga vjen ai?
Ish-futbollisti Lorik Cana lindi në Prishtinë në një familje me prejardhje nga Gjakova. Ai është djali i Agim Canës, një ish-futbollist i FC Prishtinës. Loriku nuk ka humbur asnjë ndeshje të klubit më të madh në Kosovë që nga mosha pesëvjeçare dhe shquhet si tifoz i flaktë i kryeqytetasve. Ai u frymëzua nga babai i tij për të nisur karrierën në futboll. Për shkak të luftës, familja Cana u zhvendos në Zvicër nga viti 1992.

Mosha e Lorik Canës
Emri i plotë i tij është Lorik Agim Cana, i lindur më 27 korrik 1983. Ish-futbollisti, vendlindja e të cilit është Prishtina, është 1.86 cm i gjatë dhe është 37-vjeç. Pozicioni i tij në fushë ishte mbrojtës, mesfushor difensiv por edhe si mesfushor qëndre.
Cana kishte provuar veten edhe në futbollin turk kur më 8 korrik të vitit 2010 për 4.5 milionë euro ishte transferuar te Gallatasaraji, ku kishte nënshkruar kontratë 4-vjeçare.
Për shkak të një dëmtimi në shpinë, aventura e tij në Turqi nuk shkoi sipas planit, por falë këmbngujes së futbollistit, Cana ishte ndër të preferuarit e tifozëve turq.

Kur e la futbollin Lorik Cana?
Më 23 qershor të vitit 2016, Cana njoftoi se i ka dhënë fund futbollit aktiv. Si kapiten, Cana drejtoi Kombëtaren e Shqipërisë në 41 ndeshje, derisa mori pjesë edhe në Kampionatin Evropian të vitit 2016. Në karrierën e tij si futbollist, Cana mori 26 kartona të verdhë dhe dy të kuq.

Cana kishte mundësinë të luante për Shqipërinë, Zvicrën apo Francën, por në fund zgjodhi kuqezinjtë pa asnjë dyshim, vendim të cilin e bëri në qershor të vitit 2003 kur ishte vetëm 19 vjeç. Në përgjithësi, Cana ka bërë 388 paraqitje gjatë gjithë karrierës së tij, dhe ka shënuar 15 gola, kurse për Shqipërinë bëri 93 paraqitje dhe shënoi vetëm një gol.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll