Sport

Revolucion te Olimpik Marseja, përzgjidhet trajneri dhe presidenti i ri i klubit

27 Shkurt 2021, 06:25 Nga DOSJA
Revolucion te Olimpik Marseja, përzgjidhet trajneri dhe presidenti i ri i

FRANCE – Ka patur revolucion te drejtuesit e Olimpik Marsejë. Pronari i klubit bardhekaltër, Frenk MekKurt, sapo ka njoftuar se trajneri e ri i skuadrës do të jetë Horge Sampaoli.

Argjentinasi 61-vjeçar do të zërë vendin e lënë bosh nga Andre Vilas-Boash, i cili dha dorëheqjen në shkurt, pas konflikteve me drejtorit teknik të klubit.

Gjithashtu, “bosi” amerikan ka emëruar edhe menaxherin spanjoll Pablo Longoria, në postin e presidentit të klubit në vend të Zhak-Henri Eyraud.

Aktualisht skuadra e Olimpik Marsejës është larg pritshmërive, pas 25 javësh, ajo renditet në vendin e shtatë në renditjen e Liga 1 të futbollit francez.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport horge sampaoli liga 1 franceze olimpik marseje horge sampaoli liga 1 franceze olimpik marseje

Sondazh

Poll

Sport 26 Shkurt 2021, 17:09

Stadiumi “Air Albania” me risi teknologjike

TIRANE – Punimet për rikthimin e fushës së stadiumit “Air Albania” po vijojnë intensivisht gjatë muajve të fundit, ndërkohë që së fundmi kemi hyrë në një ...