Sport

Sulmuesi argjentinas: “Do ia puthja këmbët Mesit, vetëm të vinte te ne”

27 Shkurt 2021, 08:51 Nga DOSJA
Sulmuesi argjentinas: “Do ia puthja këmbët Mesit, vetëm

SHBA – Transferimi i Mesit mbetet një temë e pashtershme, sa i përket deklaratave të të gjtihë protagonistëve të futbollit, përveç vetë protagonistit. Së fundmi është përfolur kampionati amerikan MLS, si një opsion i mundshëm.

Kjo ide i pëlqen pafund sulmuesit të Dallas, Franko Jara, i cili ka luajtur më parë dhe për Argjentinën. Në një intervistë për “90 min”, ai shprehet se do t’i puthte këmbët kapitenit të Barcelonës në rast se ai do të transferohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëse Mesi vjen për të luajtur në MLS, unë do t’i puthja këmbët. Do të ishte vërtetë një çmenduri, nëse diçka e tillë realizohet. Gjatë karrierës sime, kur isha në ekipin kombëtar të Argjentinës kam pasur mundësinë të ndaja fushën me lojtarë të nivelit të tij, por të jesh ballë për ballë është krejtësisht ndryshe”,– deklaron argjentinasi.

“Këtu kanë ardhur emra si Ibrahimoviç, Higuain dhe le të shpresojmë që të vijë edhe Leo. Për të apo për Kristiano Ronaldon, është një mundësi shumë e mirë për të jetuar një jetë normale, jashtë futbollit. Neve na pëlqen të dalim, të hamë, të shkojmë në kinema apo supermarket dhe Amerika t’i ofron të gjitha këto”,- përfundon Jara.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 27 Shkurt 2021, 08:40

Në Turqi, Lorik Cana nuk është harruar…

TURQI – Lorik Cana është një ish-futbollist profesionist. Në vitin 1997, ai nisi karrierën te skuadra lokale, Dardania Lausanne, një klub futbolli amator,...