Sport

Vazhdon drama te Liverpool, ylli i skuadrës operohet dhe humbet duelin me Shqipërinë në muajin mars

26 Shkurt 2021, 21:00 Nga DOSJA
Vazhdon drama te Liverpool, ylli i skuadrës operohet dhe humbet duelin me

ANGLI-Oshilacione të mëdha në Premier League këtë sezon dhe shumë dëmtime. Liverpool po kalon një moment të vështirë, fortesa “Anfield” ka rënë, gjashtë ndeshja pa fitore në fushën e tyre dhe katër humbje radhazi, teksa Jurgen Klopp ka humbur edhe shërbimet e kapitenit Jordan Henderson.

Klubi nga Merseyside e ka konfirmuar se kapiteni i “The Reds” nuk do të mund të rikthehet deri në muajin prill. Krerët e klubit nuk kanë përcaktuar një datë të përafërt në lidhje me rikthimin e tij, por BBC Sport shkruan se Jordan Henderson mund të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një periudhë nga 8 deri në 10 javë.

Mesfushori iu nënshtrua një ndërhyrjeje dhe do të mungojë për ndeshjet kualifikuese të Anglisë kundër San Marinos, Shqipërisë dhe Polonisë në muajin mars.Ai do t’u bashkohet në këtë mënyrë emrave të tillë si Virgil van Dijk, Joel Matip, Joe Gomez dhe Fabinho që po vuajnë nga dëmtimet.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport anglia henderson liverpool anglia henderson liverpool

Sondazh

Poll

Sport 26 Shkurt 2021, 17:09

Stadiumi “Air Albania” me risi teknologjike

TIRANE – Punimet për rikthimin e fushës së stadiumit “Air Albania” po vijojnë intensivisht gjatë muajve të fundit, ndërkohë që së fundmi kemi hyrë në një ...