Sport

“Je ngatërruar me personin e gabuar”/ LeBron James nuk i del inati me Ibrahimovic: E harroi kur në 2018-tën ankohej se e

27 Shkurt 2021, 10:35 Nga DOSJA
“Je ngatërruar me personin e gabuar”/ LeBron James nuk i del

SHBA-Ibrahimovic sulmon, LeBron përgjigjet. Sulmuesi i Milanit, ka folur për basketbollistin e Lakers, duke u shprehur: “Është fenomenal në atë që bën, por nuk më pëlqen kur njerëzit kanë një lloj statusi, ata shkojnë dhe bëjnë politikë në të njëjtën kohë”, kishte thënë Ibrahimovic për Discovery + në Suedi.

James më pas iu kundërpërgjigj Ibras, duke i thënë se ai kurrë nuk do të hesht për parregullsitë që po u bëhen personave me ngjyrë.“Unë kurrë nuk do të hesht për gjëra që nuk janë në rregull”, ka thënë James në një konferencë për shtyp. “Unë predikoj për njerëzit e mi dhe predikoj për barazinë. Padrejtësia sociale, racizmi, shtypja sistematike e votuesve, gjëra që vazhdojnë në komunitetin tonë”.

“Unë kam qenë pjesë e komunitetit tim, kam parë gjërat që po ndodhin. Unë kam një grup me 300 plus fëmijë në shkollën time që po kalojnë të njëjtën gjë dhe ata kanë nevojë për një zë. “Është qesharake që ai (Ibrahimovic) në vitin 2018 po fliste për të njëjtat gjëra. Për shkak se mbiemri i tij nuk ishte një mbiemër i caktuar, ai ndjeu sikur po ndodhte racizëm ndërsa ai ishte në fushë… apo jo?”.

“Ai e tha atë, apo jo? Po. Unë mendova se ai e tha atë. Unë flas nga një mendje shumë e arsimuar. Unë jam personi i gabuar (për t’u ngatërruar) sepse i bëj detyrat e shtëpisë”, ka shtuar më tej James.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic lebron james ibrahimovic lebron james

Sondazh

Poll

Sport 27 Shkurt 2021, 08:40

Në Turqi, Lorik Cana nuk është harruar…

TURQI – Lorik Cana është një ish-futbollist profesionist. Në vitin 1997, ai nisi karrierën te skuadra lokale, Dardania Lausanne, një klub futbolli amator,...