Sport

VIDEO/ Messi ringjall Barcelonën pas ferrit që përjetoi me PSG, argjentinasi shënon dy gola në fitoren ndaj Elches

24 Shkurt 2021, 20:27 Nga DOSJA
VIDEO/ Messi ringjall Barcelonën pas ferrit që përjetoi me PSG,

SPANJË- Barcelona nuk bën dy gabimeve radhazi në LaLigas. Pas barazimit me Cadizin në “Camp Nou”, ekipi “blaugrana” fitoi thellë 3-0 ndaj Elches në një sfidë të prapambetur që i përket javës së parë të kampionatit.Protagonisti i ndeshjes së luajtur në “Camp Nou” ka qenë Leo Messi, autor i dy golave.

Fillimisht sulmuesi shënoi në minutën e 48-të të pjesës së dytë dhe në të 68-tën. Me 13 realizime, argjentinasi është lojtari që ka shënuar më shumë gola në vitin 2021 në pesë kampionatet kryesore të Europës. Gjithashtu, Leo kryeson renditjen e golashënuesve të La Liga-s me 18 gola, dy më shumë se ish-shoku i skuadrës Luis Suarez.

Ndërkohë në minutën e 73-të Jordi Alba vulosi gjithçka.Barcelona është ngjitur në vendin e tretë me 50 pikë, dy më pak se Real-i i vendit të dytë dhe 5 më pak se Atletico kryesues, që ka një ndeshje më pak.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona messi barcelona messi

Sondazh

Poll