Sport

Futbollisti i Juventusit nuk mendon vetëm për futboll, hap restorant luksoz në qendër të Torinos

24 Shkurt 2021, 18:13 Nga DOSJA
Futbollisti i Juventusit nuk mendon vetëm për futboll, hap restorant

TORINO-Nga fusha në kuzhinë, Bonucci shkon në botën e hotelierisë së bashku me katër partnerë. Nuk është hera e parë që një futbollist zgjedh sektorin e kuzhinës, madje mbrojtësi i Juventusit ka vendosur të investojë në një biznes të ri, në restorantin luksoz “Lève”.

Është hapur në qendër të Torinos, në Corso Galileo Ferraris, përpara Galerisë së Artit Modern. Vendndodhja është shumë elegante, një vilë e shekullit të 18. Nuk mund të kishte pasur një zgjedhje më të mirë për të pasqyruar më së miri elegancën dhe stilin e restorantit dhe menusë, e cila varion nga mishi deri në prodhimet e detit.

Frymëzimi vjen nga Formentera: Marco De Matteis do të drejtojë kuzhinën, ai që është shefi i parë i kuzhinës së “Bocasalina”, restoranti më i famshëm në Es Pujols, qendra turistike e Formentera. Siç thuhet në faqen zyrtare të internetit, Lève është e hapur për drekë çdo ditë nga ora 12.00 në 16.00 nga e hëna në të premte, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 12.00 deri në 18.00.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bonucci juventus bonucci juventus

Sondazh

Poll