Sport

Milan nis punën e rinovimeve, ylli i skuadrës gjen akordin deri në vitin…

24 Shkurt 2021, 16:30 Nga DOSJA
Milan nis punën e rinovimeve, ylli i skuadrës gjen akordin deri

ITALI-Një milion plus bonuset mund të plotësojnë boshllëkun dhe të japin lajmin e mirë.Milan dhe Calhanoglu do të vazhdojnë së bashku, kontaktet midis drejtuesve të klubit dhe agjentit të lojtarit  janë të vazhdueshme dhe sepse Hakan dëshiron të qëndrojë. Futbollisti turk kërkon 5 milion, Milan ka arritur në 4.

Bonuset, siç u përmend, do të bëjnë pjesën tjetër, për të mbyllur një marrëveshje që të gjithë duan dhe që duhet të rikthejë qetësinë te futbollisti turk. Që nga vera e vitit 2017 kur erdhi nga Bayer Leverkusen për 23 milionë euro Calhanoglu ka qenë një pikat më të forta në mesfushën e Milanit, ndërkohë që në këtë sezon është aktivizuar në 28 takime në të gjitha kompeticionet nga Pioli duke realizuar dhe 6 gola.

Në momentin që do të zyrtarizohet rinovimi me 27-vjeçarin turk drejtuesit e Milanit do të nisin bisedimet me Mino Raiolën për zgjatjen e kontratës me Gigio Donnarummën me portierin që do të kthehet në prioritetin kryesor për zyrtarët e klubit kuqezi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hakan calhanoglu milan hakan calhanoglu milan

Sondazh

Poll