Sport

Zyrtare: Pau Gasol te Barcelona, Olimpiada e Tokios një ambicie…

24 Shkurt 2021, 17:56 Nga DOSJA

SPANJE – Eshtë zyrtare, Pau Gasol është kthyer në shtëpi. Lajmi ishte filtruar me ngut nga Barcelona te miqtë e “Mundo Deportivo” që të premten e kaluar, kur kontrata ende nuk ishte përfunduar. Më i madhi i vëllezërve Gasol, që banon në SHBA u tërbua, duke mohuar marrëveshjen dhe shpërthyer në kritika ndaj drejtuesve të klubint “blaugrana”.

Pau kaloi fundjavën, duke reflektuar ndaj tradhëtisë së mediave, por në fund ai vendosi të mos e prishte marrëveshjen. Ai dëshiron të shkojë në Lojërat Olimpike dhe klubi katalanas është një mënyrë e mirë për t’u përshtatur, për të luajtur dhe për ta bindur Serxhio Skariolon ta marrë në Tokio.

Pau Gasol do të mbushë 41 vjeç në 6 korrik. Ai nuk ka qenë në fushë, që nga 10 marsi 2019, gati dy vjet më parë, kur luajti me Buks në San Antonio kundër Spërs. Më 10 maj të të njëjtit vit, ai u operua për një mikrofrakturë në këmbën e tij të majtë. Më 24 korrik, nënshkroi me Portland, por më 20 nëntor ndeshjet në NBA u pezulluan.
Pau veshi një fanellë “blaugrana” më 1997 dhe menjëherë fitoi kampionatin e të rinjve. Pasi fitoi dy kampionate me skuadrën e të rriturve të Barçës, më 1 nëntor 2001ai debutoi në NBA, me Grizlies kundër Pistons.

Një jetë e kaluar duke triumfuar në Amerikë dhe me Spanjën. Midis shumë sukseseve, dy unaza me Lejkers, gjashtë lojëra “All Star”, kupa Botërore 2006, tre europianë, dy argjend (2008, 2012) dhe një medalje bronzi  në Olimpiadë (2016). Ari mungon dhe për këtë Pau ka vendosur ta kërkojë në një përpjekje të fundit të madhe.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona basketboll blaugrana lejkers nba barcelona basketboll blaugrana lejkers nba

Sondazh

Poll