Sport

Heronjtë e Zenitit: Lojtarët shpëtojnë një njeri, në një ndërtesë që po digjej

24 Shkurt 2021, 17:26 Nga DOSJA
Heronjtë e Zenitit: Lojtarët shpëtojnë një njeri,

RUSI – Ndonjëherë superheronjtë kanë edhe këpucë futbolli në vend të pelerinës së Supermenit. Lexoni këtë, për të mësuar historinë që vjen nga Rusia, ku dy lojtarë dhe një trajner i Zenit 2, ekipi rezervë i klubit në pronësi të Gazprom në Shën Peterburg, janë cilësuar si heronj. Ata kanë shpëtuar një njeriu të bllokuar në një ndërtesë që digjej, duke rrezikuar edhe jetët e tyre.

Episodi ndodhi në Turqi, ku ekipi, i cili luan në divizionin e tretë të futbollit rus, aktualisht është duke u stërvitur. Siç thuhet në faqen e internetit të klubit, mbrojtësi i djathtë Islam Zhilov, anësori Nikita Simdijankin dhe trajneri Luis Anula, kanë vrapuar sapo kanë dëgjuar britma që vinin nga një ndërtesë që po digjej.

Pa menduar për asnjë moment, ata u turrën brenda në ndërtesë dhe ndërsa Anula po përpiqej të shuante zjarrin me një bombël zjarrfikëse, dy lojtarët shpëtuan një burrë që ishte pa ndjenja për shkak të tymrave të monoksidit të karbonit. Ata e kanë nxjerrë jashtë viktimën dhe më pas kanë thirrur një ambulancë, e cila e çoi atë në spital.

“Shërbimet e ndihmës mjekësore që mbërritën në skenë, kanë falënderuan treshen për ndërhyrjen e tyre në kohë, – përfundon shënimi në Twitter, – prandaj dhe ne të gjithë në klub e lavdërojmë Zhilov, Simdijankin dhe Anula, për sjelljen e tyre shembullore. Ju lumtë djem!”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport heron jte e zenitit skuadra e zenit 2 skuadra ruse heron jte e zenitit skuadra e zenit 2 skuadra ruse

Sondazh

Poll