Sport

Maribori “divorcohet” me Kamoranezen, bashkë me të ikën edhe drejtori sportiv

24 Shkurt 2021, 16:38 Nga DOSJA

SLLOVENI – Mauro Kamoraneze nuk është më trajneri i Mariborit. Ky është njoftimi i bërë në orët e fundit nga skuadra sllovene në kanalet e saj sociale dhe në veçanti në Twitter. Drejtuesit e lartë të klubit nuk ishin të kënaqur me performancën e ekipit dhe zgjodhën një ndryshim të udhëheqjes teknike.

Pas nënshkrimit të kontratës midis tyre në shtator me klubin slloven, ish-kampioni i botës 2006 me kombëtaren italiane, 44-vjeçari me origjinë argjentinase dhe ish-mesfushori i Juves, i thotë lamtumirë Mariborit. Me të edhe drejtori sportiv.

“Vendimi i bordit drejtues, – lexohet në mesazhin e botuar nga Maribor në Twitter, – ka të bëjë me ndryshimet sportive që janë bërë të nevojshme dhe që janë vendosur pas një asambleje nga bordi i drejtorëve. Oliver Bogatinov nuk është më drejtori sportiv, Mauro Kamoraneze nuk është më trajneri i NK Maribor. Drejtori i ri sportiv është Marko Shuler, ndërkohë që ekipi do të drejtohet nga Sasha Gajser në Sezhana”.

Për momentin, skuadra e Mariborit është në vendin e dytë në renditje me 40 pikë, kundrejt 42 pikëve të Olimpija Ljubljanës, që kryeson renditjen në Slloveni.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbolli slloven ish-mesfushori i juves mribori futbolli slloven ish-mesfushori i juves mribori

Sondazh

Poll