Sport

“Vazhdoj mbaj kontakte me të”, e ka stërvitur te Molde në Norvegji, Solskjaer mirëpret te Man.United Erling Haaland

24 Shkurt 2021, 17:00 Nga DOSJA
“Vazhdoj mbaj kontakte me të”, e ka stërvitur te Molde

ANGLI-Ole Gunnar Solskjaer, trajneri i Manchester United, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së Europa League kundër Real Sociedad, duke u përqëndruar te Haaland, objektivi kryesor i “Djajve të Kuq”. Solskjaer e di potencialin e sulmuesit të Borussia Dortmund, pasi dikur e ka stërvitur kur ishte pjesë e Moldes.

“Kur e stërvisja si lojtar e ndiqja nga pas dhe natyrisht vazhdoj të mbaj kontakte me të. Është mirë të shoh se si po rritet si kampion dhe e di që do të vazhdojë të punojë për t’u përmirësuar. Ai është një lojtar i Borussia-s dhe unë i uroj vetëm të mirën. Nuk mund të flas për të, sepse ai është nga një ekip tjetër dhe do të ishte mosrespekt, thjesht po them që e njoh dhe po flas me të ”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport erling haaland manchester united solskjaer erling haaland manchester united solskjaer

Sondazh

Poll