Sport

Edhe Bulku “zbret” në fushë, përfaqësuesja U-17 nis përzgjedhjet

24 Shkurt 2021, 16:14 Nga DOSJA

TIRANE – Trajneri i ri i ekipit përfaqësues kuqezi U-17, Ervin Bulku do të zhvillojë të enjten (25 shkurt 2021) një seleksionim me lojtarë të ditëlindjes 2005-2006.

Në këtë përzgjedhje, që do të startojë në ora 10:30 në qendrën e ekipeve kombëtare në Kamëz, do të jenë të ftuar rreth 45 lojtarë, të cilët aktivizohen që të gjithë në kampionatin shqiptar.

Synimi i trajnerit Bulku është që evidentojë të gjithë të talentuarit e moshës 16 dhe 15 vjeç, që mund të jenë të vlefshëm për ekipin përfaqësues U-17. Duke mbajtur nën vëzhgim të gjithë lojtarët e perspektivës, stafi teknik do të ketë mundësinë të ndërtojë gradualisht bazat e skuadrës të së ardhmes.

Duke qenë se aktualisht ekipi përfaqësues U-17 nuk ka ndeshje zyrtare të parashikuara, trajneri Bulku ka si synim të përgatisë grupin, që do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e kampionatit Europian 2022 për moshën U-17.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport perfaqesuesja u-17 seleksionimi trajneri ervin bulku perfaqesuesja u-17 seleksionimi trajneri ervin bulku

Sondazh

Poll