Sport

Rezultatet mungojnë te Milan, ndërsa Ibrahimovic në Sanremo bëhet temë e nxehtë,Pioli:Presion që përballojnë kampionë

24 Shkurt 2021, 17:25 Nga DOSJA
Rezultatet mungojnë te Milan, ndërsa Ibrahimovic në Sanremo

MILANO-Milan kërkon rimëkëmbjen pas dy humbjeve rradhazi me Spezian dhe Interin, duke filluar në ndeshjen e së enjtes përballë Crvena Zvezdës për raundin e 1/32-të të Europa league.Trajneri Stefano Pioli ka folur në prag të takimit që do të luhet në Milano.

“Ka vetëdije dhe pjekuri në grup.Ne analizuam performancën e fundit, kemi luajtur në një nivel të lartë për një kohë të shkurtër, intensiteti mungonte.Nuk e konsideroj dështim, dështim do të ishte të qëndronim pa lëvizur. Ne do të duhet të luajmë me shumë ritëm, duke filluar kundër Crvena Zvezdës.

Ibrahimovic ka qenë  gjtihnjë një temë e nxehtë për tu folur nga mendiat. Këtë  herë suedezi ka ndezur debate në lidhje me prezencën e tij në Sanremo, në një kohë kur suedezi është ende duke luajtur. Megjithatë Pioli e sheh praninë e tij të festivalin e njohur italian si një sfidë që vetëm kampionë si Ibra mund ta përballojnë.

“Unë flas me të çdo ditë dhe javën e kaluar kemi vendosur një program. Ai do të humbasë disa stërvitje, por do të jetë në dispozicion për ndeshjet. Nëse ka një kampion të aftë për të përballuar një presion të tillë, atëherë është ai. Në të vërtetë, dikush si ai tërheq edhe më shumë vendosmëri dhe motivim për të ndihmuar ekipin”, ka thënë Stefano Pioli.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic milan pioli ibrahimovic milan pioli

Sondazh

Poll