Sport

Prishtina ia ka marrë dorën Dritës, Ballkani dhe Gjilani, i prishin punë njeri-tjetrit

24 Shkurt 2021, 15:54 Nga DOSJA

KOSOVE – Janë zhvilluar sot, tri takime të javës së 21-të të Ipko Superligës së Kosovës. Pasi ka fituar dhe i ka rrëmbyer Superkupën, skuadra kryeqytetase e Prishtinës mundi 2-0 skuadrën e Dritës, kampione në fuqi, duke u renditur  e treta me 4 pikë larg kreut.

Bekteshi (17’) hapi rrugën e fitores së Prishtinës, e cila u siguruar nga Bardhoku (87’) që fiksoi rezultatin 2-0 për kryeqytetasit. Ndërkohë, në pjesën e dytë, Drita për 30 minuta luajti me 10 lojtarë, pasi Onoka (60’), u ndëshkua me karton të kuq.

Ndërkohë, Gjilani dhe Ballkani barazuan 1-1, rezultat që më tepër u prishi punë se sa u vlejti të dyja skuadrave. Zeka (75’) shënoi për Ballkanin, ndërkohë që Nikaç (79’) barazoi për mikpritësit e Gjilanit, të cilët i largohen gjithnjë e më tepër garës për titull.

Sakaq, Trepça ’89 me anë të golit të Darvish (44’), siguroi fitoren 1-0 ndaj Llapit, duke koleksionuar tri pikë, në garën e saj për t’iu larguar zonës së mbijetesës. Skuadra mitrovicare renditet në vendin e pestë me 28 pikë të grumbulluara.

Nesër do të luhen dy takimet e tjera të javës së 21-të: Feronikeli-Drenica dhe Besa-Arbëria, rezultatet e të cilave nuk kanë ndikim në katet e sipërme të renditjes së Ipko Superligës së Kosovës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ballkani drita gjilani ipko superliga e kosoves java e 21-te prishtina trepca 89 ballkani drita gjilani ipko superliga e kosoves java e 21-te prishtina trepca 89

Sondazh

Poll