Tifozët e ofendojnë nga gruaja dhe vajza, Xhaka nuk duron më dhe i sfidon: Hajde përballuni me mua, nuk keni punë me familj
24 Shkurt 2021, 15:35Nga DOSJA
ANGLI-Granit Xhaka, futbollisti i Arsenal në një intervistë për mediat angleze ka folur për sulmet që i kanë bërë tifozët e skuadrës së tij dhe ofendimet në rrjetet sociale. Mesfushori me origjinë shqiptare ka dëshirë t’i sfidojë ballë për ballë ato që e sulmojnë.
Xhaka është shprehur se e kanë ofenduar gruan dhe vajzën e tij të vogël. Dihet që mardhënia e lojtarit me tifozët nuk është e mirë, veçanërisht pas kartonit të kuq në takimin ndaj Crystal Palace në tetorin e vitit 2019, kur lojtari ironizoi tifozët.
“Unë nuk i shoh ata si mbështetës të klubit tim,” tha Xhaka, i cili foli gjatë për këtë temë në një intervistë të thelluar për “Guardian”. Jam unë ai që luaj në fushë, nuk ka asnjë lidhje me këtë, gruaja, fëmija apo familja ime.Nëse doni të kritikoni dhe të shani, bëjeni me mua, jo me familjen time. Do të doja t’i takoja këta njerëz, të ulesha me ta dhe t’i pyesja: “Pse po i shkruani këto gjëra?” Sigurisht, ju mund të kritikoni dhe të thoni gjithçka që dëshironi për futbollin, por jo për individin ose familjen. “ Përfundon Xhaka.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Klasifikimi nuk flet për Kukësin, që dukshëm ka hequr dorë nga titulli kampion. Objektivi i vetëm i verilindorëve, mbetet Kupa e Shqipërisë. Skuadra...
TIRANË-Drejtori sportivi i Partizanit, Olsi Rama, ishte i pranishëm ditën e sotme, në shortin e Kupës së Shqipërisë, ku goglat i rezervuan një përballje me...
SKOCI – 49-vjeçari Neill Lenon ka njoftuar zyrtarisht dorëheqjen e tij si trajner i Sëlltik. Lajmi është bërë i njohur nga klubi skocez, i cili ka bërë e...
TIRANE – Pasi i ka dhënë lamtumirën Tiranës dhe përfunduar ekzaminimet mjekësore ditën e djeshme, ish-sulmuesi i bardhebluve Ernest Muçi, para pak &ccedi...
TIRANE – Kampioni shqiptar i boksit Florian Marku, në një intervistë për Syri TV, ka folur rreth tiumfit në mbrëmjen e së shtunës me nokaut teknik në raundin e ...
SHBA – Golfisti Tiger Woods u dërgua me urgjencë, në një spital me dëmtime serioze në këmbë, të martën në mëngjes në Los Anxheles, pasi ishte përfshirë në një a...
ITALI – Juventus-Krotone, dukej si ndeshja perfekte për rikthimin, por në prag të saj, Pirlo duhej të shpjegonte se për të parë Paulo Dibalën në fushë, do të du...
FRANCE – I intervistuar nga “RAC1”, ish-mbrojtësi i Barcelonës, Xheremi Matje foli për vështirësitë e dy bashkatdhetarëve të tij, Antua Grizman dhe Klement Leng...
EUROPË-Bayern Munich praktikisht në çerekfinale të Champions League. Kampionët në fuqi të kompeticionit, fituan thellë 1-4 në fushën e Laizos, duke ...