Sport

Kukësi shumë larg titullit, drejtori sportiv i Kukësit sheh shpëtimin te Kupa: Teuta ekip cilësor, ta mbyllim me trofe kët

24 Shkurt 2021, 12:27 Nga DOSJA
Kukësi shumë larg titullit, drejtori sportiv i Kukësit sheh

TIRANË-Klasifikimi nuk flet për Kukësin, që dukshëm ka hequr dorë nga titulli kampion. Objektivi i vetëm i verilindorëve, mbetet Kupa e Shqipërisë. Skuadra e Mirel Josës do të luajë në çerekfinale kundër Teutës, ndërsa në përfundim të shortit, për mediat foli drejtori sportiv i Kukësit Nderim Nexhipi i cili e analizoi kështu sfidën ndaj skuadrës durrsake.

“Një short interesant, Teuta është ekip mjaft cilësor dhe normal që do të jetë një përballje e vështirë. Është përballje me 1 ndeshje, ai që do të japë maksimumin atë ditë, besoj që do të kalojë më tej. Ne e dimë që e dimë që tani jemi larg kreut të tabelës dhe do të synojmë që këto ndeshje që kanë mbetur të afrohemi sa më shumë, sepse ka edhe shumë ndeshje që kanë mbetur. Sidoqoftë do të luftojmë që të bëjmë më të mirën dhe ta mbyllim sa më mirë këtë sezon.”

Për Nexhipin fitimi i Kupës mund të jetë një plus i madh për klubin dhe në këtë mënyrë mund të marrë pjesë në Kupat e Europës.

“Fitorja e Kupës nuk mund ta themi që është shpëtimi i sezonit, gjithsesi ne futemi çdo vit për trofe, jemi larg Vllaznisë të vendit të parë. Do të bëjmë maksimumin që ta mbyllim këtë sezon me një trofe.Nuk kishim preferencë në short. Më mirë do ishte të përballeshim në këto moment me një ekip më të dobët, edhe pse e theksoj, janë ndeshje me 1 takim dhe mund të ndodhë çdo herë befasi”, u shpreh Nexhipi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi nexhipi kukesi nexhipi

Sondazh

Poll