Sport

Gjeti Laçin në Kupë, Olsi Rama kapet me Tiranën duke përdorur diplomacinë: Do të doja derbi në çerekfinalen e Kupës

24 Shkurt 2021, 12:15 Nga DOSJA
Gjeti Laçin në Kupë, Olsi Rama kapet me Tiranën duke

TIRANË-Drejtori sportivi i Partizanit, Olsi Rama, ishte i pranishëm ditën e sotme, në shortin e Kupës së Shqipërisë, ku goglat i rezervuan një përballje me Laçin, të kuqve, në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Mes rreshtave, drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama thumboi Tiranën, i eleminuar nga Korabi, por këtë e bën me diplomaci. Pak çaste pas shortit të Kupës, drejtori sportiv e pranon sfidën duke vendosur në rreshtin e parë të pretendentëve skuadrën e kuqe.

“Kupa nuk është çështje snobimi. Të gjitha ekipet me kalendarin, vendosin prioritet e tyre. Kur po më pyesnin dje, i thashë dua të na bjerë derbi. Më thanë që Tirana është eliminuar, jo i thashë, derbi me Dinamon është shumë mirë. E kishim në kryeqytet, shmangnim angarinë e të marrit autobusin. Gjithsesi Laçi 1 orë larg është.”

Olsi Rama ndalet në fund edhe tek dueli i kësaj fundjave që do të luajë ndaj Laçit, duke vlerësuar cilësitë e kurbinasve por duke shtuar se Partizani duhet të fokusohet vetëm tek forca e tij.

“Ka akoma e shumë javë. Ndeshja e së shtunës, është një ndeshje me një ekip që është në formë, rival i denjë në këtë garë. Na ka mundur në Laç 3-1. Vetë kjo flet për rëndësinë, që stafi, lojtarët dhe klubi i jep një ndeshjeje të tillë. Ekipi më në formë i kampionatit me 5 fitoret rresht. E ka treguar. Ka lojë, lojtarë cilësorë. Unë gjithmonë shikoj Partizanin, edhe ne jemi shumë në formë. Duhet të jemi në vazhdën e lojërave që kemi bërë”, u shpreh Olsi Rama.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport olsi rama partizani tirana olsi rama partizani tirana

Sondazh

Poll