Aktualitet

Meta i përgjigjet Shahinit: Lëri retorikat boshe, nëse nuk je dakort me vendimin, ndiq rrugën ligjore

7 Maj 2019, 14:57 Nga DOSJA
Meta i përgjigjet Shahinit: Lëri retorikat boshe, nëse nuk je

Presidenca ka reaguar pasi ministrja e arsimit Besa Shahini u shpreh e zhgënjyer që Presidenti Ilir Meta vendosi të mos e shkarkojë rektorin Mynyr Koni.

Një një reagim për mediat shkruan se vendimi i tij për të mos shkarkuar rektorin Mynyr Koni është bazuar në argumenta ligjorë. Sipas presidentit, ministrja duhet të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë.

Reagim i plotë i ILir Metës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në dekretin e tij për rrëzimin e propozimit për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, z.Mynyr Koni ka folur me argumenta ligjorë më gjatë se kurdoherë tjetër.

Ministria e Arsimit duhet të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë dhe nëse nuk është dakord me argumentat ligjorë të bëra publike nga Presidenti, të ndjekë procedurën që dikton ligji, përtej retorikave boshe.

Institucionet e Arsimit të Lartë janë autonome dhe askush nuk duhet të guxojë të prekë pavarësinë e tyre.

Në një status në rrjetet sociale, ministrja Shahini u shpreh e zhgënjyer përe zhgënjyer me vendimin e marrë nga Presidenti Meta.

Sipas ministres ky vendim është marrë në dëm të interesit publik dhe në mbështetje të një shkelësi të ligjit.

Presidenti Ilir Meta, një ditë më parë rrëzoi kërkesën e ministres Besa Shahini për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Sipas dekretit të Presidentit, kërkesa e ministres Shahini për të shkarkuar Konin, cënon autonominë e universiteteve dhe nuk është bindëse.

Ministrja Besa Shahini pezulloi Konin, pasi sipas qeverisë, Koni nuk ka bashkëpunuar me ta duke bllokuar kështu reformimin e Universitetit të Tiranës pas protestës së studentëve.

“Lufta” mes Konit dhe Qeverisë ka disa kohë që ka nisur, por në muajt pas protestës së studentëve, ai është sulmuar disa herë nga Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pari, që e kërcënoi më shkarkim.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini ilir meta shkarkimi i mynyr konit besa shahini ilir meta shkarkimi i mynyr konit

Sondazh

Poll