LIVE UPDATES
Aktualitet

Mynyr Koni/ Shahini: E zhgënjyer që Presidenti s’e shkarkoi. Meta: Nëse s’je dakort ndiq rrugën ligjore

7 Maj 2019, 14:24 Nga DOSJA
Mynyr Koni/ Shahini: E zhgënjyer që Presidenti s’e shkarkoi.

TIRANË– Ministrja e arsimit Besa Shahini, ka reguar pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të mos shkarkuar rektorin Mynyr Koni. Në një status në rrjetin social Facebook, Shahini shkruan se është mjaft e zhgënjyer me vendimin e marrë nga Presidenti Meta.

Sipas ministres ky vendim është marrë në dëm të interesit publik dhe në mbështetje të një shkelësi të ligjit. Shahini vijon më tej në reagimin e saj teksa thekson se gjatë dy javëve që rektori Mynyr Koni ka qenë i pezulluar, janë zgjidhur disa nga çështjet që sipas Shahinit, Koni refuzonte t’i adresonte dhe ishin kthyer në pengesa serioze për funksionimin e fakulteteve të universitetit.

“Presidenti i Republikës, në dekretin e tij shpjegon se vendimi im për pezullimin e rektorit cënon autonominë universitare. Po të ishte kështu, nuk do të më lejohej me Ligjin e Arsimit të Lartë të pezulloj rektorin në raste të shkeljeve të rënda ligjore, të cilat janë dokumentuar jo me një, por me dy raporte të grupeve të inspektimit në terren,”- shkruan ministrja Shahini ndër të tjera.

Reagimi i plotë

Jam e zhgënjyer me vendimin e Presidentit të Republikës për të refuzuar shkarkimin e rektorit Koni! Për mua është e pakonceptueshme që institucionet e larta shtetërore të marrin vendime të tilla, qartazi në dëm të interesit publik dhe haptazi në mbështetje të një shkelësi të ligjit!

Në rastin konkret, vendimi i Presidentit i bën dëm 26,000 studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës, të cilët për herë të parë pas disa vitesh në një ngërç absurd që e ka kthyer universitetin në shembullin e mosfunksionimit ligjor e demokratik, përjetuan një moment normaliteti ligjor dhe demokratik.

Konkretisht, brenda vetëm dy javëve nga pezullimi i rektorit, u zgjidhën disa nga çeshtjet që ai refuzonte t’i adresonte dhe ishin kthyer në pengesa serioze për funksionimin e fakulteteve të këtij universiteti:

– U normalizua marrëdhënia mes rektoratit, dekanëve dhe administratës së universitetit;

– U sigurua qasja në arkivë dhe protokoll për administratorin dhe bordin e universitetit, gjë që rektori e kishte pamundësuar për shumë kohë;

– U hoq sekuestro nga prokuroria mbi sistemin e teknologjisë informative të universitetit dhe u sigurua përfshirja e adresave digjitale të pedagogëve dhe studentëve për qasje në Bibliotekën e sapoçelur Digjitale, për të cilën Universiteti i Tiranës kishte mbetur i vetmi jashtë kësaj qasjeje dhe studentët e pedagogët e këtij universiteti, që protestuan edhe për të pasur një Bibliotekë Digjitale, ishin të perjashtuar prej saj për shkak të bllokadës groteske të Z. Koni;

– U vendos data për zgjedhjen e një anëtari të bordit të administrimit nga studentët;

– U themeluan komisionet institucionale të universitetit, të domosdoshme për hartimin e rregullores së brendshme të universitetit, e cila i hap rrugë mirë-funksionimit normal dhe demokratik të universitetit;

– U krijuan po ashtu komisionet për titujt akademikë dhe komisioni i kurrikulave.

Këto u arritën jo sepse rektori i komanduar ishte një magjistar në menaxhim, por vetëm sepse ai i pezulluari nuk e kishte vullnetin për zbatimin e ligjit dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së punës në Universitetin e Tiranës!

Presidenti i Republikës, në dekretin e tij shpjegon se vendimi im për pezullimin e rektorit cënon autonominë universitare. Po të ishte kështu, nuk do të më lejohej me Ligjin e Arsimit të Lartë të pezulloj rektorin në raste të shkeljeve të rënda ligjore, të cilat janë dokumentuar jo me një, por me dy raporte të grupeve të inspektimit në terren.

Autonomia universitare, patjetër do të thotë që vendimet për universitetin merren në mënyrë të pavarur dhe nuk influencohen nga institucionet e tjera! Por, autonomia kurrsesi nuk do të thotë që organet apo drejtuesit e universitetit kanë të drejtën të shkelin ligjin dhe të bllokojnë funksionimin e universitetit! Dhe pikërisht për këtë arsye – për të parandaluar shkeljet e ligjit nga autoriteti më i lartë në universitet, që është rektori – është vendosur në ligj e drejta e pezullimit të rektorit nga ministri dhe e shkarkimit të tij nga Presidenti i Republikës me kërkesë të ministrit.

Presidenti në dekretin e tij nënvizon se paska pasur vonesë nga ana e ministrisë për të komunikuar qëndrimin tonë mbi gjetjet e raportit të inspektimit. Kjo është e vërtetë dhe e kam sqaruar pse: Protesta e studentëve, e cila filloi në dhjetor 2018 na bëri të gjithëve të reflektojmë dhe të marrim masa të reja. Qeveria vendosi përmes “Paktit për Universitetin” të mbështesë me buxhet bursat e studentëve dhe përjashtimin/përgjysmimin nga tarifat sipas kategorive; të shkarkojë anëtarët e bordeve dhe t’i zëvendësojë me të zgjedhurit nga studentët; të krijojë Bibliotekën Digjitale dhe të financojë plane për investime në kampuset universitare e me radhë.

Në vend se të çoja dokumentin e inspektimit tek Presidenti për të shkarkuar Konin, unë shpresova shumë dhe u përpoqa me sa munda që edhe rektori Koni, të përfshihej si të gjithë në sfidën e madhe të jetësimit të “Paktit”; të merrte masa për zbatimin e ligjit në Universitetin e Tiranës, duke zbatuar rekomandimet e lëna nga grupet e inspektimit dhe përmirësimin e klimës së bashkëpunimit në institucion. Por fatkeqësisht, jo vetëm që rektori mbeti në të njëjtën kënetë që ka krijuar në rektorat, por ndërkohë që të tjerët u përfshinë dhe bashkërisht bëmë progres, Universiteti i Tiranës u penalizua nga mungesa e plotë e vizionit dhe vullnetit të Konit.

Presidenti nënvizon se nuk qenkam konsultuar me të përpara së të marr vendimin për pezullimin e rektorit. Unë kam bërë disa përpjekje për takim me Presidentin, por ato kanë rezultuar të pasuksesshme. Megjithatë, duke marrë parasysh që paraardhësja ime kishte biseduar me Presidentin gjerësisht dhe jo vetëm e kishte informuar atë, madje edhe kishte dëgjuar këshillën e tij për t’i dhënë kohë Konit të reflektojë, unë vendosa të veproj. Sepse unë nuk e kam nisur punën nga zero dhe vazhdimësinë institucionale në çdo aspekt e kam konsideruar gjithnjë avantazh dhe domosdoshmëri. Prandaj Presidenti, çështjen e pezullimit të rektorit s’ka pse e sheh si çështje që duhet folur medoemos me çdo individ, por si çështje të diskutuar mes institucionit të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe atij të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti thekson gjithashtu se vonesat në nxjerrjen e akteve nënligjore kanë penguar funksionimin e Universitetit të Tiranës. Kjo është tërësisht e pavërtetë dhe fatkeqësisht tingëllon keq në gojën e Presidentit, sepse është një varg kënga e vjetër e korit të një minorance të zhurmshme që ka qenë dhe mbetet kundër Reformës së Arsimit të Lartë.

Aktet nënligjore që plotësojnë Ligjin e Arsimit të Lartë 80/2015, nuk kanë penguar në asnjë moment funksionimin e institucioneve të arsimit të lartë, pasi në ligj nominohet qartë se të gjitha aktet nënligjore të dala para hyrjes në fuqi të ligjit që nuk bien ndesh me të, do të zbatohen deri në miratimin e akteve të reja. Prova për këtë është se të gjitha IAL-të e tjera publike dhe jo-publike nuk kanë shfaqur asnjë nga problematikat e UT-së edhe pse kanë punuar më të njëjtin kuadër ligjor!

Sidoqoftë, Presidenti me vendimin e tij, me apo pa vetëdije, i keq-orientuar apo i keq-këshilluar, aprovoi shkeljet ligjore të rektorit Koni dhe i dha një porosi të gabuar qytetarëve të Republikës së Shqipërisë në përgjithësi dhe studentëve e pedagogëve të UT-së në veçanti. Porosia se ai nuk do të luajë asnjë rol pozitiv në zgjidhjen e ngërçit absurd në Universitetin e Tiranës, por përkundrazi do të qëndrojë në anën e krijuesit të ngërçit, është një lajm i keq për të gjithë. Përveçse për rektorin e kthyer në detyrë edhe pse shkeli ligjin dhe bllokoi universitetin! Sa keq!

Presidenti Ilir Meta, një ditë më parë rrëzoi kërkesën e ministres Besa Shahini për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Sipas dekretit të Presidentit, kërkesa e ministres Shahini për të shkarkuar Konin, cënon autonominë e universiteteve dhe nuk është bindëse.

Ministrja Besa Shahini pezulloi Koninpasi sipas qeverisë, Koni nuk ka bashkëpunuar me ta duke bllokuar kështu reformimin e Universitetit të Tiranës pas protestës së studentëve.

“Lufta” mes Konit dhe Qeverisë ka disa kohë që ka nisur, por në muajt pas protestës së studentëve, ai është sulmuar disa herë nga Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pariqë e kërcënoi më shkarkim.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini ilir meta mynyr koni shkarkimi i mynyr konit besa shahini ilir meta mynyr koni shkarkimi i mynyr konit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni