Aktualitet

‘Nuk ka bashkëpunuar me qeverinë’/ Shahini pezullon Rektorin e UT: Presidenti ta shkarkojë

  • Rama djeg Konin në emër të studentëve, zanafilla e përçarjes mes tyre, ku gaboi Rektori që u kërcënua me shkarkim (PËRPLASJA)
  • Koni: Shahini nuk ka inspektuar asgjë, është e urdhëruar
  • Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një deklaratë për mediat ka pezulluar rektorin e UT-së, Mynyr Koni. Sipas saj, Koni nuk ka bashkëpunuar me qeverinë duke bllokuar kështu reformimin e Universitetit të Tiranës pas protestës së studentëve. Shahini ka kërkuar nga Presidenti Ilir Meta shkarkimin e rektorit.
    Përditësuar:

    TIRANË – “Lufta” Qeveri- Mynyr Koni duket se po vjen drejt fundit. Ministjra e Arsimit, Besa Shahini ka kërkuar nga Presidenti Ilir Meta, shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Në një deklaratë për mediat, Shahini u shpreh se Koni nuk ka bashkëpunuar me qeverinë duke bllokuar kështu reformimin e Universitetit të Tiranës pas protestës së studentëve.

    Më vjen keq për zotin Koni, unë jam udhëheqëse dhe dua të sigurohem që reforma po zbatohet. Është e vështirë që të marrësh vendim për të pezulluar dikë që është zgjedhur me vota. Vendimin për të shkarkuar rektorin e merr presidenti dhe ai do ketë në dispozicion çdo informacion. Jam dakord me Presidentin ku në Universitetin e Tiranës, nuk është zbatuar ligji dhe është keqmenaxhuar. Jam e bindur që Presidenti do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës”, u shpreh Shahini.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Më tej në deklaratën e saj ministrja u shpreh kundër Konit, duke e akuzuar atë se nuk ka bërë detyrën e tij dhe ka kaluar kompetencat që i jep aligji, gjatë ushtrimit të detyrës në krye të UT. “Lufta” mes Konit dhe Qeverisë ka disa kohë që ka nisur, por në muajt pas protestës, ai është sulmuar disa herë nga Kryeministri Edi Rama, i cili vetëm pak ditë më parë e kërcënoi më shkarkim.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment