Aktualitet

Denoncimi i Basir Çollakut: Gjykata dënon avokatin se përmendi emrin e Enver Hoxhës

7 Maj 2019, 14:34 Nga DOSJA
Denoncimi i Basir Çollakut: Gjykata dënon avokatin se përmendi

TIRANË- Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar një akt që sipas tij, tregon se vendi po kthehet në diktaturë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka denoncuar një rast të dënimit të një avokati të njohur nga Gjykata e Durrësit, për shkak se në sallën e gjyqit ka përmenduar emrin e Enver Hoxhës. Çollaku shprehet se avokati është dënuar me 300 mijë lekë të reja gjobë, ndërsa vendimi është marrë nga gjytarët në mungesë dhe i është komunikuar avokatit rreth 2 javë më vonë.

Ai shprehet: “Me sa duket gjyqtari nostalgjik per diktatorin eshte deshperuar fort dhe ka vendosur te denoje Avokatin me 30 mije leke te reja gjobe”.

Postimi i plotë i Basir Çollakut:

Diktature zyrtarisht.

Gjykata 300 mije leke gjobe avokatit se përmendi Enver Hoxhen. Nje avokat i njohur eshte denuar nga Gjykata e Durresit sepse ka permendur ne sallen e gjyqit emrin e Enver Hoxhes.

Me sa duket gjyqtari nostalgjik per diktatorin eshte deshperuar fort dhe ka vendosur te denoje Avokatin me 30 mije leke te reja gjobe.

Vendimi eshte marre nga gjyqtaret ne mungese ne fund te prillit dhe i eshte komunikuar avokatit afro dy jave me vone.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet basir collaku dënohet avokati që përmendi emrin e enver hoxhës durres enver hoxha basir collaku dënohet avokati që përmendi emrin e enver hoxhës durres enver hoxha

Sondazh

Poll