Aktualitet

HEC-et në Valbonë/ Gjykata e Tropojës shpall moskopetencën, banorët: Po marrin leje me dokumente false (VD)

7 Maj 2019, 14:54 Nga DOSJA
HEC-et në Valbonë/ Gjykata e Tropojës shpall moskopetencën,

TROPOJË– Çështja e ndërtimit të HEC-eve në Luginën e Valbonës, duket se nuk do të marrë një zgjidhje përfundimtare.

Ditën e sotme në Gjykatën e Rrethit Tropojë, shoqata TOKA dhe 30 banorë janë thirrur ne seancën Gjyqësore për përdorimin e firmave të falsifikuara në konsultimet publike nga “Gener 2” dhe “Dragobia Energy” për të marrë lejen mjedisore për projektet e hidrocentraleve të ndërtimit në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Gjykata e Tropojës shpalli moskopetencën, lidhur me këtë çështje problematike, e cila prej jo vetëm mjedisin, por edhe banorët e zonës përreth.

Ndërsa, banorët nga ana e tyre u shprehen për “Faxnews” se janë të vendosur dhe nuk do të lejojnë shkatërrimin e mjedisit nga ndërtimi i HEC-eve, teksa shtojnë se ky është një vendim i padrejtë, i korruptuar, si dhe firmat ndërtuese po marrin leje mjedisore me dokumente të falsifikuara.

“Ky është një vendim i padrejtë. Po marrin leje mjedisore me dokumente të falsifikuara”, tha një banor.

(a.m & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e valbones gjykata e tropojes hec-et ne valbone banoret e valbones gjykata e tropojes hec-et ne valbone

Sondazh

Poll