Aktualitet

Media lituaneze shkrim për aksidentin në Letoni: Një prej efektivëve shqiptarë në gjendje të rëndë

7 Maj 2019, 14:17 Nga DOSJA
Media lituaneze shkrim për aksidentin në Letoni: Një prej

TIRANË- Për aksidentin në Letoni, ku efektivja shqiptare Zarife Hasanaj humbi jetën si pasojë e shpërthmit të një mine ndërsa u plagosën dy anëtarë të tjerë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përkatësisht Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj, kanë shkruajtur edhe mediet Lituaneze.

“Delfin” i ka kushtuar një artikull ngjarjes në Letoni, ndërsa shkruan:

“Aksidenti ndodhi në orën 9 paradite lokale (dhe lituaneze). Zarife Hasanaj vdiq një orë pas shpërthimit, “gjeneral-lejtnant Leonid Kalninis i Forcave të Armatosura Letoneze informoi gazetarët.

Ai shtoi se gjendja e njërit prej të lënduarve është kritike.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, Presidenti letonez Raimond Vayun dhe Ministri i Mbrojtjes Artis Pabriks shprehën ngushëllimet për vdekjen e oficeres shqiptare.

Policia ushtarake letoneze filloi një hetim mbi incidentin dhe të gjitha ushtrimet u ndaluan në bazën e NATO-s në Adazi.

Pas dy luftërave botërore, shumë mina të pashpërthyera dhe predha artilerike mbetën në shtratin e detit dhe në tokën letoneze; ato gjenden pothuajse çdo ditë në vendin e tyre.

“Vetëm javën e kaluar, ushtria letoneze neutralizoi 343 eksplozivë të gjetur nga fermerët, punonjësit e rrugëve apo pyjeve dhe civilë të tjerë”, shkruan sot në Twitter ushtria e vendit.

Operacionet e neutralizimit të minave shpesh bëhen përmes ushtrimeve ushtarake të NATO-s në rajon”.

Burimi Delfi.lt

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet delfi klodian tanushi shpërthimi në letoni ushtarakja e vrarë zarife hasanaj delfi klodian tanushi shpërthimi në letoni ushtarakja e vrarë zarife hasanaj

Sondazh

Poll