“Mos i sillni njerëzit në këto spitale”, denoncimi i rëndë i vajzave të Rifat Lalos që ndërroi jetë sot, Duma: Degr
TIRANË– Ish-deputetja Grida Duma ka publikuar një video ku tregohet momenti kur vajzat e Rifat Lalos, i cili ndërroi jetë sot, me lot në sy, u bëjnë thirrje shqiptarëve që të mos i çojnë familjarët e tyre në këto spitale.
Krah videos ku ka bashkëngjitur edhe deklaratat e Ramës, Duma shkruan se përgjegjësi i vetëm për degradimin e sistemit shëndetësor dhe spitaleve, është përgjegjësia e kryeministrit. Sipas ish-deputetes, ka ardhur koha që ky realitet të ndryshojë më 25 prill.
“Po e shpërndaj sot këtë video për të ndarë dhimbjen dhe revoltën me familjen që humbi babanë në kushte të vështira spitalore. Ndaj dhimbjen dhe revoltën edhe me qindra e mijëra qytetarë të tjerë shqiptarë që ndihen po kaq të braktisur nga qeveria e Edi Ramës, po kaq të indinjuar dhe të dëshpëruar për humbjen e të afërmve nga pamundësia për të marrë shërbimin e duhur në spitale. Degradimi i sistemit shëndetësor në këto 8 vjet është vetëm përgjegjësi e tij. Përpara shëndetit të njerëzve, ai vuri koncesionet, me të cilët mbushin xhepat. Me këtë kryeministër kemi ngecur në vend. Është koha ta ndryshojmë në 25 prill këtë realitet!”- shkruan Duma.
Rifat Lalo, vëllai i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Vili Minarolli ndërroi jetë për shkak të komplikacioneve me COVID19 në spitalin infektiv në Tiranë. Dy vajzat e tij kanë denoncuar sot në mëngjes se janë penduar që e sollën të atin e tyre në spital, pasi e kishin lënë në të ftohtë ulur në një karrige. QSUT-ja hodhi poshtë këtë deklaratë duke shtuar se Lalos i janë bërë të gjitha shërbimet. Ndërsa vetë Minarolli e përforcoi duke deklaruar se është lënë me orë të tëra pa e prekur askush me dorë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Siguria e lartë rrit konkurrencën në tregun rajonal e ndërkombëta ”/ Meta: Ekonomia shqiptare të orientohet drejt pr
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Forumin Botëror të Investimeve të Engjëjve të Biznesit 2021.Me anë të një statusi në ...
Projekti për pajisje mbrojtëse nga Covid-19/ Komisionerja për Punët e Brendshme në BE vjen në Shqipëri, Johansson takon M
TIRANË– Komisionerja për Punët e Brendshme në Bashkimin Europian, Ylva Johansson do të udhëtojë drejt Ballkanit ditën e enjte ku do të zhvillojë vizita zyr...
Dha dorëheqjen si këshilltar i Metës/ Shemsi Prençi: Do kërkoj votat e 47 mijë dibranëve në Durrës, i kam bërë krenar
TIRANË- Shemsi Prençi, ka reaguar për herë të parë pasi ka dhënë dorëheqjen si këshilltar i Presidentit Ilir Meta për Çështjet e Emergjencave...
I hoqi gjobën e KQZ-së Veliajt, Ivi Kaso: E paprecendetë dhe antiligjore! KAS humbi mundësinë për të provuar se është s
TIRANË– Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso e ka konsideruar të paligjshëm dhe të paprecedentë vendimin e Komisioni i Ankimimeve dhe Sa...
“Shqipëria nën ‘pushtetin’ e motit të keq”, Balla gjen alibinë e radhës nga Elbasani: Edhe Selaniku ishte bllokuar
ELBASAN- Kryetari i Grupit Palamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla, ditën e sotme ka nga Elbasani në një deklaratë që ka dhënë për mediat ka foolur për si...
“Në qendër të ekonomisë sonë do të jetë biznesi familjar dhe njerëzit e ndershëm që punojnë”/ Tabaku me b
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ditën e sotme vizitoi bizneset në bulevardin Petro Nini Luarasi pranë shkollës së Baleti...
Mesazhi i Bashës nga zyra: Pas 8 vitesh premtime boshe, koha që Rama të largohet
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se ka ardhur koha që kryeministri Edi Rama të largohet nga qeveria, pasi sipas tij, nuk ka mbajtur ...
Iu hoqën gjobat e vëna nga KQZ, Veliaj: S’mund të më kërkoni të mos punoj, kemi 800 kantiere të hapura
TIRANË– Kryetari i Bashkisë Tiranë e ka konsideruar të drejtë vendimin e KAS për shfuqizimin e gjobave të vëna nga KQZ-ja. Në një prononcim për News2...
“Kam humbur një mik të rrallë”, Basha mesazh ngushëllimi për kreun e PD në Sarandë: Bashkëluftëtar i paepur i kaq s
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh ngushëllimi duke shprehur tronditjen dhe hidhërimin nga lajmi për ndarjen nga jeta të ...