Dha dorëheqjen si këshilltar i Metës/ Shemsi Prençi: Do kërkoj votat e 47 mijë dibranëve në Durrës, i kam bërë krenar
16 Shkurt 2021, 17:02Nga DOSJA
TIRANË- Shemsi Prençi, ka reaguar për herë të parë pasi ka dhënë dorëheqjen si këshilltar i Presidentit Ilir Meta për Çështjet e Emergjencave. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka zbuluar dhe arsyen se për duke zbuluar dhe arsyet e vendimit për t’u larguar nga posti.
Lajmini cili u publikua pak më parë e ka konfirmuar dhe vetë Prençi, duke thënë se është dorëhequr nga kjo detyrë, pasi do të kandidojë për LSI-në në Durrës, në zgjedhjet e 25 prillit.
Ndër të tjera ai ka shkruar se do kërkoj votat e 47.000 dibranëve në gjithë qarkun e Durrësit, pasi sipas tij i ka bërë krenarë me punën që ka bërë.
Postimi i plotë Shemsi Prençit:
Përshëndetje miq të dashur!
Në shoqeritë e hapura demokratike, çdo veprim apo lëvizje në poste shtetërore pa dashje kthehet në lajm e ku lajmin e interpretojnë në forma të ndryshme njerëz të ndryshem , pa llogaritur pastaj “kazan” e llafazan fanatik pro qeverisë që tërbohen për të gjithë ata që janë kunder..! Për miqtë e mi të dashur dua të ndajë sinqerisht arsyet e dorheqies. Bazuar në propozimet dhe ofertat e Opozites Bashkuar edhe pse kam patur propozime për kandidim në zgjedhjet e dates 25 Prillit 2021, nga disa Degë të Partisë Demokratike si në Diber. Bulqizë, Kamëz, Sukth etj, si dhe nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, kam pranuar dhe vendosur kandidimin tim si kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun Durrës. Pra ju informoj se kam paraqitur kërkesen për dorëheqie pranë Presidentit të Republikës në zbatim të ligjit për zgjedhjet në Republiken e Shqipërisë sepse gjithmonë kam qenë nëpunës korrekt me zbatimin e ligjit. Se shpejti me mbylljen e procedurave të rregjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do ju informoj për “targen” dhe numurin ose emrin si te vendoset në KQZ dhe do të kërkoj ndihmen Tuaj për mbështetje në qarkun e Durrësit. Garantoj miqtë dhe votuesit se do të kërkoj vota popullore të ndershme tek të gjithë ata që nuk janë ndjerë të perfaqësuar nga deputet të emëruar nga Partitë në 30 vite…. Do të kërkoj vota të ndershme tek të gjithë komunitetet që banojnë në qakun Durrës majtas e djathtas për një përmbysje të madhe me 25 Prill të pushtetit të Rilindjes dhe oligarkëve që për 8 vite grabiten Shqiperinë ashtu si dhe ndodhi në Kosovë. Do kërkoj votat e Dibranëve në gjithë qarkun e Durrësit e që nuk janë pak por plot 47.000 vota me bindjen se: i kam bërë krenar kudo që kam punuar si njeri që ka zbatuar me fanatizem vetëm ligjin dhe për ligjin kam qenë i vetmi Oficer i Lartë i Policisë Shtetit që kam kundershtuar Ministra dhe Kryeministra majtas e djathtas. Shpresoj në mbështetjen Tuaj miq e bashkëqytetar të nderuar. Faleminderit!
Shemsi Prençiditën e sotme është larguar nga detyra e tij si këshilltar për Çështjet e Emergjencave Civile pranë presidentit të Republikës, Ilir Meta. Shemsi Prençi u emërua Këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë në muajin Dhjetor 2019, ndërsa deri më 2018 mbante detyrën e drejtorit të Përgjithshm të Emergjencave Civile.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN- Kryetari i Grupit Palamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla, ditën e sotme ka nga Elbasani në një deklaratë që ka dhënë për mediat ka foolur për si...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ditën e sotme vizitoi bizneset në bulevardin Petro Nini Luarasi pranë shkollës së Baleti...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se ka ardhur koha që kryeministri Edi Rama të largohet nga qeveria, pasi sipas tij, nuk ka mbajtur ...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë Tiranë e ka konsideruar të drejtë vendimin e KAS për shfuqizimin e gjobave të vëna nga KQZ-ja. Në një prononcim për News2...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh ngushëllimi duke shprehur tronditjen dhe hidhërimin nga lajmi për ndarjen nga jeta të ...
TIRANË– Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) i ka hequr dy gjobat e vendosur pak ditë më parë kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi u...
TIRANË– Nën kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar mënyrën sesi janë bërë vaksinat gjatë paradites së sotme në Shkodër. Ai ka ndarë dy foto në ̵...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë Italinë me 5 dhe 6 Mars. Kjo vizitë e Ramës do të bëhet për 30 vjetorin e eksodit masiv të shqiptarëve në ...