Politike

“Siguria e lartë rrit konkurrencën në tregun rajonal e ndërkombëta ”/ Meta: Ekonomia shqiptare të orientohet drejt pr

16 Shkurt 2021, 17:24 Nga DOSJA
“Siguria e lartë rrit konkurrencën në tregun rajonal e

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Forumin Botëror të Investimeve të Engjëjve të Biznesit 2021.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, presidenti ka treguar se në takim u diskutua mbi vështirësitë ekonomike që gjenden në vendet e Ballkanit Perëndimor, për shkak të situatës së COVID-19.

Ndër të tjera, Meta shkruan  se për të garantuar një rritje të qëndrueshme ekonomike, duhet që vendi të orientohet drejt prodhimeve dhe shërbimeve cilësore, me siguri të lartë, në mënyrë që të jemi më konkurrues në tregun rajonal e ndërkombëtar.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta:

“Në punimet e sotme të Forumit Botëror të Investimeve të Engjëjve të Biznesit 2021, shpreha qëndrimin se, për shkak të situatës pandemike, ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet me të gjitha mënyrat, të përmirësojnë performancën, duke mbështetur me politika efikase sipërmarrjen dhe përdorur sa më mirë inovacionin e teknologjinë. Rajoni ynë është i pasur me burime natyrore, ndaj dhe mundësitë e reja të biznesit duhet të shfaqen në të gjitha fushat. Është shumë e rëndësishme, që secili vend, përfshirë Shqipërinë, të mbështesë sektorët ku përparësia krahasuese mund të arrihet në raport me shtetet e tjera”. Vendi ynë i ka të gjitha kapacitetet për të zhvilluar më tej turizmin, bujqësinë dhe teknologjinë e informacionit. Për të qenë të suksesshëm dhe për të garantuar një rritje të qëndrueshme ekonomike, duhet të orientohemi drejt prodhimeve dhe shërbimeve cilësore, me siguri të lartë, konkurruese në tregun rajonal e ndërkombëtar.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll