Politike

“Shqipëria nën ‘pushtetin’ e motit të keq”, Balla gjen alibinë e radhës nga Elbasani: Edhe Selaniku ishte bllokuar

16 Shkurt 2021, 16:38 Nga DOSJA
“Shqipëria nën ‘pushtetin’ e motit të

ELBASAN- Kryetari i Grupit Palamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla, ditën e sotme ka nga Elbasani në një deklaratë që ka dhënë për mediat ka foolur për situatën që është krijuar në vend si pasojë e motit të keq, ku disa rrugë anë mbetur të bllokuara. 

Balla ka bërë krahasime me vendet e tjera duke thënë se rrugët nuk janë bllokuar vetëm në vendin tonë por edhe në Greqi apo vendet e tjera. 

Ndër të tjera, numri dy i qeverisë ka thënë se në Elbasan, Librazhd, Përrenjas e ka ndjekur që prej 3 ditësh situatën nga afër sakaq bën me dije se OSHEE, po punon për të rikthyer energjinë elektrike, disa fshatrave. 

DEKLARATA: 

Pyetje: Z. Balla si u menaxhua situata e motit të keq në Elbasan?

Balla: Kushtet klimaterike kurrë nuk varen nga njeriu. Reshjet e dëborës dhe stuhia ishin një dukuri që nuk ishte parë kurrë në Elbasan. Në një kohë kaq të shkurtër kemi arritur të zhbllokojmë të gjitha qendrat e njësive administrative, tashmë u hap edhe Labinoti Mal. Unë për 3 ditë e kam ndjekur situatën nga afër në Elbasan, Librazhd e Prrenjas. Ndërkohë që me kompaninë OSHEE vijon puna për rikthimin e energjisë tek abonentët. Por nëse të dielën në mëngjes kishim 24 mijë abonentë pa energji elektrike, sot janë 374 abonetë pa energji dhe puna po vijon. Unë nuk dua të bëj krahasime sepse krahasimet dinë t’i bëjnë njerëzit. Por edhe në vendet e tjera janë bllokuar rrugët, autostradat, dje u bllokua autostrada Selanik-Athinë për orë të tëra. Por i vetmi dallim është që në këto vende askush nuk bën politikë me fatkeqësinë. Ne kemi fatkeqësinë të kemi një opozitë që bën politikë me problematikat që sjell Zoti. Por ajo që na takon ne është të vazhdojmë të jemi në krye të punëve. Pastrimi i rrugëve po përfundon, po ashtu dhe problemet e energjisë.
Detyra jonë është t’u qëndrojmë pranë njerëzve sepse ashtu siç e kemi thënë Partia Socialiste në këto zgjedhje nuk ka aleatë, por aleatët e saj janë njerëzit e thjeshtë e të zakonshëm të këtij vendi.

Pyetje: Beteja elektorale në qarkun e Elbasanit përherë është konsideruar e fortë. Ju si e shihni?

Balla: Gjithmonë gara elektorale e Elbasanit është konceptuar si e fortë, por përherë, edhe në 2017 përgjigja është ajo që dha populli i Elbasanit dhe një gjë është e sigurt, populli i Elbasanit nuk gabon në zgjedhjet e veta.

Moti i keq, prej ditësh ka përfshirë Shqipërinë, ku si pasojë shumë rrugë të vendeve të Shqipërisë kanë mbetur të izoluara për shkak të dëborës. Ndërkohë nisur nga situata që është krijuar socialistët duke mos ditur t’i japin drejtim vendit gjetën kohë që të grumbullojnë video e foto nga vende të Europës që janë bllokuar nga stuhitë. Dy ditë më parë ka qenë i pari  Rama, i cili publikoi një video nga autostrada në Spanjë. Ndërsa nga ana tjetër Taulant Balla, teksa postoi një foto nga Gjermania, ku shkruante: PA KOMENT: Stuhia e dëborës gjunjëzoi edhe “autobahn”-et gjermane.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike moti i keq ne shqiperi taulant balla moti i keq ne shqiperi taulant balla

Sondazh

Poll