Politike

I hoqi gjobën e KQZ-së Veliajt, Ivi Kaso: E paprecendetë dhe antiligjore! KAS humbi mundësinë për të provuar se është s

16 Shkurt 2021, 16:47 Nga DOSJA
I hoqi gjobën e KQZ-së Veliajt, Ivi Kaso: E paprecendetë dhe

TIRANË– Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso e ka konsideruar të paligjshëm dhe të paprecedentë vendimin e Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i cili sot hoqi gjobat e vëna nga KQZ-ja për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Në reagimin e tij, në një status në Facebook për këtë çështje, Kaso shkruan se Partia Demokratike e dënon këtë vendim të marrë dhe se vetë anëtarët e KAS kanë shkelur rëndë besimin se mbi interesin e partisë në pushtet qëndron ligji dhe vetë rregullat e sanksionuara nga KQZ.

Reagimi i plotë:

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) humbi sot mundësinë për të qenë një strukturë në funksion të garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sot me një vendimarrje të paprecedentë, 3 anëtarët e KAS kanë shkelur rëndë besimin se mbi interesin e partisë në pushtet qëndron ligji dhe vetë rregullat e sanksionuara nga KQZ.

Vendimet antiligjore të 3 anëtarëve të KAS bien ndesh me standartin e OSBE për ndarjen e shtetit nga partia, duke justifikuar përdorimin e funksionit publik nga Erjon Veliaj për interesa të Partisë Socialiste. Partia Demokratike dënon këtë akt të paligjshëm të 3 anëtarëve të KAS, që cënon rëndë standardet e barazisë së palëve në zgjedhje.

Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) i ka hequr dy gjobat e vendosura pak ditë më parë kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi u mor pas apelimit nga përfaqësuesit e Veliajt, të cilët theksuan se kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë takimeve të kryera në Tiranë. Vetë Veliaj tha se kryebashkiaku s’mund të rrijë pa punuar duke e cilësuar si të drejtë këtë vendim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj ivi kaso shfuqizohet gjoba ndaj veliajt erion veliaj ivi kaso shfuqizohet gjoba ndaj veliajt

Sondazh

Poll