Politike

Projekti për pajisje mbrojtëse nga Covid-19/ Komisionerja për Punët e Brendshme në BE vjen në Shqipëri, Johansson takon M

16 Shkurt 2021, 17:14 Nga DOSJA

TIRANË– Komisionerja për Punët e Brendshme në Bashkimin Europian, Ylva Johansson do të udhëtojë drejt Ballkanit ditën e enjte ku do të zhvillojë vizita zyrtare në Bosnjë Hercegovinë dhe Shqipëri, për çështjen e migracionit dhe sistemet e menaxhimit të migracionit në këto dy vende.

Vizita e Johansson do të nisë nga Bosnjë Hercegovina ku Johansson do të takohet me anëtarët e Presidencës, Kryetarin e Këshillit të Ministrave, Ministrin e Sigurisë, Kryeministrin e Kantonit Una-Sana dhe Kryetarin e Bashkisë Bihać. Komisionerja do të vizitojë kampin e Lipës së bashku me përfaqësues nga Ministria e Sigurisë, pasi Bosnjë Hercegovina është një nga vendet që pret rreth 8 mijë emigrantë e refugjatë.

Dhjetorin e kaluar, Bashkimi Europian mbështeti vendstrehimin e përkohshëm në Lipa si dhe siguroi veshje, batanije e ushqime për emigrantët.

Ndërsa në Shqipëri, Jonasson do të vijë ditën e shtunë, ku fillimisht do të takojë Presidentin e Republikës Ilir Meta, më pas do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama Komisionerja më pas do të takohet me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe kryeopozitarin Lulzim Basha, me kryeministrin Edi Rama do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët shtypi, në orën 10:00 të ditës së shtunë.

Pas takimeve komisionerja Johansson do të udhëtojë gjithashtu në vendkalimin kufitar Kakavia me Greqinë, ku do të mbikëqyrë operacionin e përbashkët të kontrollit kufitar Frontex-Shqipëri. Ajo do të shqyrtojë edhe një projekt të financuar nga BE për të pajisje mbrojtëse ndaj COVID-19 për emigrantët.

Axhenda:

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ylva johansson ylva johansson ne shqiperi ylva johansson ylva johansson ne shqiperi

Sondazh

Poll