Politike

“Në qendër të ekonomisë sonë do të jetë biznesi familjar dhe njerëzit e ndershëm që punojnë”/ Tabaku me b

16 Shkurt 2021, 16:17 Nga DOSJA
“Në qendër të ekonomisë sonë do të jetë

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike,  Jorida Tabaku, ditën e sotme vizitoi bizneset në bulevardin Petro Nini Luarasi pranë shkollës së Baletit. Ajo është njohur nga afër me shqetësimet e shitësve, të cilët problem kryesor janë shprehur se kanë taksat, mungesën e konsumit dhe situatën problematike që po kalojnë familjet e tyre si pasojë e rënies së të ardhruave dhe krizës.

PJESË NGA BISEDA: 

“Jemi në krizë. Blejnë njerëzit por jo si kanë pas blerë” u shpreh pronari i një marketi

“Edi Rama dhe Erion Veliaj janë dështimi më i madh i 30 viteve të demokracisë. Kanë rritur taksat, kanë shkatërruar ekonominë, kanë larguar shqiptarët nga vendi. E kanë bërë Shqipërinë pronë të 5 vetave. Ne duam që në qendër të ekonomisë sonë të jetë biznesi familjar, të jenë njerëzit e ndershëm që punojnë, për këtë arsye kemi angazhime që ndihmojnë konsumin dhe ju ndihmojnë juve të ngriheni në këmbë.”- shpreh  Tabaku ndërsa analizonte dështimet në vazhdimësi të qeverisë Rama.

Ajo sqaroi se plani i PD-së ka në qendër biznesin familjar, biznesin e vogël dhe biznesin e ndershëm. Sipas saj problemi sot është mungesa e mbështetjes për punën e ndershme sepse qeveria mendon për 5 biznese dhe familjet e tyre.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku jorida tabaku

Sondazh

Poll