Politike

“Kam humbur një mik të rrallë”, Basha mesazh ngushëllimi për kreun e PD në Sarandë: Bashkëluftëtar i paepur i kaq s

16 Shkurt 2021, 14:57 Nga DOSJA
“Kam humbur një mik të rrallë”, Basha mesazh

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh ngushëllimi duke shprehur tronditjen dhe hidhërimin nga lajmi për ndarjen nga jeta të kreut të demokratëve në Sarandë, Hariz Mëma.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se vdekja e Mëmës është një humbje shumëe madhe për Sarandën. Ai shton se ka humbur një mik të rrallë dhe bashkëluftëtar të paepur të shumë betejave.

Postimi nga  Lulzim Basha:

Lajm i pabesueshëm ndarja nga jeta e mikut dhe bashkëpunëtorit tim të ngushtë Hariz Mëma. Jam i tronditur dhe pikëlluar pa fund kur mora lajmin se rruga e tij u ndërpre sot papritur, dhe turravrapi i tij i zakonshëm u ndal përgjithmonë, pikërisht teksa ishte në kulmin e energjisë dhe dinamikës së tij të pandalshme.
Harizi fitoi betejën me Covidin por sot mori një goditje në zemër. Mendimet dhe lutjet e mija janë me bashkëshorten Teuta, vajzën Brikenën dhe dy djemtë Sinanin dhe Johanin, të cilëve ju gjendem pranë me gurin e rëndë të dhimbjes në zemër, me ngushëllimet e mija më të ndjera.
Kjo është një humbje e madhe për komunitetin e Sarandës ku ai ka dhënë kaq shumë si sipërmarrës, si kryetar i shoqatës Labëria, dhe një qytetar zemërmadh dhe i përkushtuar për komunitetin dhe bashkëqytetarët e tij.
Kjo është edhe një humbje shumë e rëndë për ne, për demokratët, ku ai prej dy mandatesh drejtoi me sukses degën e Sarandës, dhe për mua personalisht që kam humbur një mik të rrallë dhe bashkëluftëtarin e papepur të kaq shumë betejave. Do ta kujtojmë si përherë, fjalëpak e punëshumë, të vendosur, të dashur, të fortë dhe të qeshur.
U prehsh në paqe mik i shtrenjtë!

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hariz mema lulzim basha mesazh ngushellimi hariz mema lulzim basha mesazh ngushellimi

Sondazh

Poll