Politike

Iu hoqën gjobat e vëna nga KQZ, Veliaj: S’mund të më kërkoni të mos punoj, kemi 800 kantiere të hapura

16 Shkurt 2021, 15:10 Nga DOSJA
Iu hoqën gjobat e vëna nga KQZ, Veliaj: S’mund të më

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Tiranë e ka konsideruar të drejtë vendimin e KAS për shfuqizimin e gjobave të vëna nga KQZ-ja. Në një prononcim për News24, Veliaj tha se askush nuk mund t’i kërkojë kryebashkiakut që të rrijë e të mos punojë.

Ai shtoi se mesazhi i KAS pas shfuqizimit të gjobave, është që puna të inkurajohet. 

“S’mund t’i kërkoni kryetarit të bashkisë të mos punojë. Gjërat e padrejta gjithmonë shfuqizohen. Mesazhi i KAS që puna të inkurajohet. S’mund të na kërkohet të rrimë. Puna duhet të vazhdojë. Unë vazhdoj të punoj, kemi 800 kantiere të hapura,”- tha Veliaj ndër të tjera. 

Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) i ka hequr dy gjobat e vendosura pak ditë më parë kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi u mor pas apelimit nga përfaqësuesit e Veliajt, të cilët theksuan se kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë takimeve të kryera në Tiranë.

Veliaj u gjobit nga KQZ për mosdeklarim dhe promovim të aktiviteteve, pas denoncimit të LSI për vizitat e kryebashkiakut në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj shfuqizohet gjoba ndaj veliajt erion veliaj shfuqizohet gjoba ndaj veliajt

Sondazh

Poll