Sport

Inter-Lautaro, historia e “dashurisë” do të vazhdojë deri në 2024, drejtuesit zikaltër po punojnë për rinovimet e Bar

16 Shkurt 2021, 17:01 Nga DOSJA
Inter-Lautaro, historia e “dashurisë” do të vazhdojë

MILANO-Pasi parakaloi Milanin në renditje, te Interi po shikojnë për të ardhmen. Në veçanti për rinovimin e kontratës të Lautaro Martinez. Agjenti i lojtarit dhe drejtuesit zikaltër kanë arritur marrëveshjen deri në vitin 2024 ku lojtari do fitojë 4.5 milionë euro plus bonuset. Kjo zgjatje do të ratifikohet zyrtarisht në fund të muajit, kur përfaqësuesit e argjentinasit do të kthehen në Itali.

Por rinovimi i Lautaro Martinez nuk është i vetmi për të cilin po punojnë drejtuesit zikaltër. Përveç “Toros”, Inter në fakt po kërkon një marrëveshje për zgjatjet e kontratave të Barella dhe Bastonit. Me paraqitjet e tij ish- futbollisti i Cagliarit tani ka fituar besimin e të gjithë ekipit dhe klubit.

Një situatë që menaxhmenti do të kishte vendosur të shpërblente jo vetëm me zgjatje të kontratës (skadon në 2024), por edhe një të ardhme si kapiten. Drejtuesit po nxitojnë të blindojnë edhe mbrojtësin Alessandro Bastoni. Qëllimi i Interit është të konfirmojë lojtarin, duke e bërë atë një element kryesor.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barella inter lautaro martinez barella inter lautaro martinez

Sondazh

Poll

Sport 16 Shkurt 2021, 10:33

Gazetari grabitet gjatë lidhjes direkte

EKUADOR – Një incident i shëmtuar është regjistruar në Ekuador, ku gazetari sportiv Diego Ordinola dhe kameramani i tij janë sulmuar me armë nga një perso...