Sport

Çau rrethimin dhe goditi arbitrin, policia arreston tifozin pas dy muajsh

16 Shkurt 2021, 11:27 Nga DOSJA
Çau rrethimin dhe goditi arbitrin, policia arreston tifozin pas dy muajsh

DELVINË-Pas incidentit të ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Delvinës dhe Albpetrolit zhvilluar më datë 19 dhjetor ku mbeti i dëmtuar gjyqtari Elis Pulaj, Policia e Shtetit ka vënë  në pranga shtetasin 30 vjeçar A. H banues në Delvinë. Shtetasi në fjalë ka hyrë në fushën e lojës gjatë ndeshjes Delvina – Albpetrol në Kategorinë e Dytë, duke goditur me sende të forta arbitrin anësor, Elis Pulaj.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe ndalohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Goditje e sportistit, trajnerit, arbitrit” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

A.H., 30 vjeç, banues në Delvinë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Goditje e sportistit, trajnerit, arbitrit” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 19.12.2020, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje në Delvinë, ka hyrë në fushë dhe ka goditur me sende të forta në kokë arbitrin e ndeshjes, shtetasin E. P.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport delvine elis pulaj kategoria e dyte delvine elis pulaj kategoria e dyte

Sondazh

Poll

Sport 16 Shkurt 2021, 10:33

Gazetari grabitet gjatë lidhjes direkte

EKUADOR – Një incident i shëmtuar është regjistruar në Ekuador, ku gazetari sportiv Diego Ordinola dhe kameramani i tij janë sulmuar me armë nga një perso...